Këta janë 8 personat më të kërkuar në qarkun e Vlorës për "Vrasje"

Shqipëria

Këta janë 8 personat më të kërkuar në qarkun e Vlorës për "Vrasje"

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 10:10
Këta janë 8 personat

Policia e Shtetit ka publikuar listën me 8 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë në qarkun Vlorë.

Ata janë Sokrat Ruda, Gëzim Memeti, Apostol Bucaj, Dritan Rexhepi, Gazmend Nebiu, Nexhip Rexho, Xhevahir Jonuzi dhe Pali Gjergji.

Për tre prej tyre është dhënë dënimi burgim i përjetshëm, ndërsa pesë të tjerët janë dënuar me nga 25 vjet burg.

Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat