Tatimet: Personi i denoncuar në emisionin investigativ nuk është punonjës i tatimeve

Shqipëria

Tatimet: Personi i denoncuar në emisionin investigativ nuk është punonjës i tatimeve

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 10:40
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, reagoi nëpërmjet një njoftimi për mediet ku sqaron se, personi që u denoncua mbrëmjen e të martës në një emisionin investigativ, nuk është punonjës i Administratës Tatimore.

Në njoftimin për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se “duke marrë shkas nga filmimet e transmetuara në emisionin investigativ “STOP” në  TV Klan, dëshiron të informojë opinionin publik se, nga verifikimet e bëra personi i paraqitur në video si inspektor i tatimeve nuk është punonjës i Administratës Tatimore”.

DPT siguron median, sipërmarrjen dhe qytetarët se do të vazhdojë të punojë me profesionalizëm për të përmbushur detyrat dhe se do të tregojë tolerancë zero për rastet korruptive që mund të evidentohen në radhët e strukturave të saj. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat