Pampuri: Mendohu mirë Erion, po preke strehën e nënës, gruas, e femijëve…

Shqipëria

Pampuri: Mendohu mirë Erion, po preke strehën e nënës, gruas, e femijëve…

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 11:32
Orjola Pampuri

Pas deklaratave të kreut të Bashkisë së Tiranës ku u mundua të denigrojë në mnyrë vulgare protestusit dhe protesten e banorëve të Unazës së Re ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri.
 
Në një shënim në rrjetet sociale ajo shkruan se “,mendohu mirë, po preke strehën e nënës, gruas, e femijëve ata qytetarë që ti sot i quan shpellarë, do të ta bëjnë të pamundur planin tënd.
 
Ja shenimi i plotë i deputetes së PD në facebook:

Erion mbaje gojen, ata nuk janë as G..99 as Mjaft, janë thjesht qytetarë që mbrojnë strehën e tyre......

Në fakt juve 'ciftit te dallavereve' kur ju lindte dëshira të benit shkarravina qesharake nepër pallate, apo shigjeta me nëkuptim diskriminues, apo lagje me kulla të shemtuara, apo kur preknit parkun e liqenit, apo kur kërkoni të shembni teatrin për një kullë, ndërtoni stadiumin per një kullë, shkatërroni gjithcka per intersa të ngushta e për pastrim parash e përfitime marramendëse. Beni jetë luksi ne kurriz të qytetarëve të varfër, e sot i ofendoni, tallni e përbuzni.

Por 'me të drejtë' ti mendon se fjala jote, e një djali të thjeshtë dikur por të pushtetshëm sot, fale Mjaftit, G..99, apo ku di unë, do të shkojë në vend... Jo more zoteri, nuk ndodh. Ti quaji si te duash, në fund të fundit ka gjithnjë një moment kur njeriu del nga roli, dhe ti del shpesh sa herë cenohen interesat e tua dhe të miqve të tu, por këtë herë pervish llerët për tu larguar, se s’të lë kush të zaptosh në Tirane, atë që qytetarët e ndërtojnë me mund, s’të lë kush të prekësh ata që tiranasit i pritën me respekt e mbështetje.

Mendohu mire, po preke strehën e nënës, gruas, e femijëve ata qytetare që ti sot i quan shpellarë, do të ta bëjnë të pamundur planin tend të guximshëm. Po ç'emër t'ju vendosim juve që hiqni shqiponjen, per vulgaritet, tentoni të shembni teatrin pasi përbën rrezik dhe pasiguri per artëdashësit dhe aktorët, shembni stadiume e ndertoni kulla, cenoni hapesira të gjelbërta e hidhni beton, ngushtoni rrugë makinash për hapësira biçikletash pa patur rrugë për makina, shembni shtëpi pronaresh pa i pyetur e njoftuar e pa pyetur e diskutuar për një alternativë që të ndimojë në ndërtimin e infrastruktures por edhe në favor të mirqenies së qytetareve. Shkelin tëe drejtat themelore të njeriut siç janë ato të strehimit dhe shkelin me të dyja këmbët historinë dhe identitetin e një kombi.

Këta do të ishin dy specie interesante për studim, ku ndjesia e destrukvitetit është në harmoni të plotë me atë të mashtrimit.  Mos Erion Veliaj, mendoji fjalet para se t'i shkruash......nuk ta fal kush fjalen dhe bëmat.... Je aty për qytetaret, jo kundër tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat