Dënimi i Shullazit, reagon edhe ambasada gjermane: Vendimi tregon se…

Shqipëria

Dënimi i Shullazit, reagon edhe ambasada gjermane: Vendimi tregon se…

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 13:07
Emiljano Shullazi

Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Schütz ka reaguar lidhur me dënimin e dhënë dje me 14 vite burg për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij. Ambasadorja thotë se e ka ndjekur me shumë vëmendje procesin ndaj tij dhe thekson që drejtësia shqiptare duhet të vazhdojë të veprojë në luftën kundër krimit të organizuar.

Reagimi i ambasadores:

Ambasadorja Schütz rreth vendimeve të Gjykatës për Krimet e Rënda në procesin ‘Shullazi’:

E kam ndjekur me shumë vëmendje procesin ndaj pesë të pandehurve në çështjen Emiljano Shullazi dhe përshëndes faktin që tanimë është marrë një vendim në shkallë të parë. Vendimet e Gjykatës për Krimet e rënda të bëra të ditura ditën e djeshme tregojnë, që askush nuk qëndron mbi ligjin, sikundër nënvizojnë forcën e shtetit ligjor në Shqipëri.

Është e rëndësishme që drejtësia shqiptare të vazhdojë të veprojë kundër krimit të organizuar mbi bazën e ligjit dhe të drejtës. Përmirësimi i bilancit të sukseseve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga detyrat qendrore të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat