Hoxha: Kushërinjtë Ferracaku në Shkodër i ekzekutoi e njëjta dorë

Shqipëria

Hoxha: Kushërinjtë Ferracaku në Shkodër i ekzekutoi e njëjta dorë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 09:10
Shkodër

Vrasja e Fatos Ferracakut, ka rikthyer vëmendjen në qytetin e Shkodrës ku për 6 muaj ka pasur plot 7 të vdekur dhe 2 të zhdukur.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, duket momenti kur viktima është në tokë i qëlluar nga vrasësit.Trupi i tij është i rrethuar nga qytetarë të zonës së Markatës, të cilët mundoheshin që t'i jepnin ndihmën e parë.  

Në fjalën e tij, gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se e njëjta dorë që ka vrarë Arjan Ferracakun, ka vrarë edhe të afërmin e tij, Fatosin ditën e sotme.

Sipas gazetarit, në muajin maj u qetësua situata pasi dy lagjet Kirasi dhe Dobraci patën një “armëpushim”, gjë që zgjati deri në vrasjen e Silvana dhe Boran Bërçamës dhe tanimë grupet kriminale kanë filluar të marrin edhe jetën e të pafajshmëve. 

"I plagosuri është qëlluar teksa po mundohej që të ndalonte autorin që të vriste viktimën.  Dje, i thashë edhe kryeministrit që nuk janë zbuluar apo kapur autorët e krimeve në Shkodër. Ky lloj krimi, është vrasje me pagesë. Nuk është më për hakmarrje. Ra përshtypja që në Shkodër u zgjidh gjithçka kur u goditën “Bajrajt”. U qetësua situata në maj, Kirasi dhe Dobraci paten një “armëpushim”. 

Pastaj ndodhi vrasja e Silvana dhe Boran Bërçamës. Se di pse policia nuk ka marrë pamjet nga kamerat e sigurisë në banesat e tyre. Ka kamera atje. Ngjarja që i vuri vulën në Shkodër, ishte ajo e Arjan Ferracakut. Ai nuk ishte i përfshirë fare. Prandaj reagoi edhe opinioni publik. Për mua e njëjta dorë që ka vrarë Arjanin ka vepruar edhe sot. Policia në Shkodër nuk godet dot", tha Artan Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat