Zjarre në Lezhë. Flakët rrezikojnë bizneset në Kolsh - Bota Sot
Zjarre në Lezhë. Flakët rrezikojnë bizneset në Kolsh

Shqipëria

Zjarre në Lezhë. Flakët rrezikojnë bizneset në Kolsh

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 11:20
Foto

Një zjarr i madh ka rënë gjatë mesnatës në afërsi të fshatit Kolsh, në Lezhë.

Flakët kanë rrezikuar bizneset e zonës dhe masivin pyjor. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë identifikuar zjarrin dhe menjëherë kanë lajmëruar shërbimin zjarrfikës.

Zjarri që përfshiu fillimisht një zonë me shkurre dhe u përhap me shpejtësi, vuri në rrezik një biznes, ndërsa u dëmtua rrjeti elektrik që furnizon fidrin e fshatit Zejmen.

Njoftimi në kohë i zjarrfikësve dhe ndërhyrja e shpejtë e tyre ka bërë të mundur neutralizimin e situatës dhe shuarjen e flakëve pas disa orësh. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe paraprakisht mendohet se ka ardhur si pasojë e pakujdesisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test