Gruevski kaloi nga Tirana? Policia shqiptare përgënjeshtron mediat serbe

Shqipëria

Gruevski kaloi nga Tirana? Policia shqiptare përgënjeshtron mediat serbe

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 17:26
Nikolla Gruevski

Stuhia që ngriti largimi i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga Maqedonia ka përfshirë edhe Shqipërinë, ose më saktë mediat serbe, me raportet se ish-kryeministri, i kërkuar me flet-arrest ndërkombëtar, ka mundur të arratiset përmes Tiranës.

Sipas tyre, Gruevski kaloi kufirin maqedonas-shqiptar me një pasaportë të rreme, e pas kësaj është nisur me avion nga kryeqyteti ynë drejt Budapestit.

Autoritetet e Maqedonisë nxituan ta deklaronin që një ditë më parë se, ish-shefi i ekzekutivit nuk kishte kaluar nga ndonjë pikë kufitare, e kjo ngjalli dyshimet se mund të ketë përdorur një pasaportë bullgare, por Sofja e hodhi poshtë kategorikisht një mundësi të tillë.

Policia shqiptare këmbëngul, se nga Rinasi nuk është nisur askush me këtë emër. Ambasada hungareze në Tiranë refuzoi të komentonte mbi situatën dhe mbi pretendimet se Gruevski është strehuar atje për një natë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat