Frikë se do të shkarkohet?! Meta: Nuk kam vdekur për tu bërë President

Shqipëria

Frikë se do të shkarkohet?! Meta: Nuk kam vdekur për tu bërë President

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 22:22
Meta dhe Rama

Nuk kam vdekur për tu bërë president!

Kështu është përgjigjur Presidenti Ilir Meta pas pyetjes që i është bërë nga moderatorja Eni Vasili, pra nëse i trembet një shkarkimi të mundshëm nga mazhoranca.

Meta ka thënë se shkarkimi është një veprim i parëndësishëm për të, sepse siç ka thënë nuk e ka pranuar këtë detyrë se kishte vdekur për tu bërë President.

"Është gjëja më e parëndësishme për mua. Nuk e kam pranuar këtë detyrë se kam vdekur për tu bërë President", ka thënë Ilir Meta, ndërsa i pyetur" Do ta linit Presidencën për tu kthyer në politik?", Kreu i Shtetit u shpreh "Në këtë situatë që është vendi nuk e lë sepse Presidenti është një institucion i rëndëasishëm."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat