Italiania bëhet nënë në moshën 62-vjeçare falë Shqipërisë

Shqipëria

Italiania bëhet nënë në moshën 62-vjeçare falë Shqipërisë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 22:49
Ilustrim

Mëngjesin e sotëm , një grua 62-vjeçare solli në jetë një fëmijë në spitalin Giovanni në Romë.

Vajza e porsalindur peshkon 3 kg e 200 gramë dhe nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.

Nëna që punon si inferemiere nuk është e martuar dhe nuk ka partner. Pas disa lidhjeve të dështuara, ajo vendosi që të realizojë fekondimin në një klinikë private në Shqipëri.

Ajo 'adoptoi' embrionet e një çifti, i cili ishte nënshtruar më parë procedurave të tilla.

Mediat italiane raportojnë se  62-vjecarja iu drejtuar Shqipërisë sepse në Itali është e ndaluar kjo praktikë, përfshirë faktin se ka kaluar limitin e moshës.

Në intervistën për "Messangero", ajo zbuloi se donte të bënte fëmijë me çdo kusht, edhe pse nuk e kishte gjetur partnerin e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat