Meta: Me arratisjen e tij Gruevski e pranoi fajin

Shqipëria

Meta: Me arratisjen e tij Gruevski e pranoi fajin

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 23:33
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski me arratisjen e tij ka pranuar fajin.

Presidenti Ilir Meta ka thënë se, ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski u arratis nga vendi i tij për t’i shpëtuar arrestimit, duke kaluar nga Shqipëria.

Meta për “Top Channel”, u shpreh se kjo është një çështje që i përket autoriteteve përgjegjëse në vendin tonë, ndërsa shtoi se në një mënyrë largimi i Gruevskit nga Maqedonia është pranim i fajit nga ai.

“Janë çështje që autoritetet përgjegjëse duhet të merren. Por unë them se largimi i tij nga vendi është një tregues dobësie, pasi pa ndërhyrë në çështjen në fjalë. Shmangia nga drejtësia është e papranueshme dhe në një mënyrë është një pranim i fajësisë”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat