Kryemadhi: Po spostojnë Lanën për sheshe ndërtimi, ç’do bënte Rama po t’i prishnin shtëpitë e tij?! - Bota Sot
Kryemadhi: Po spostojnë Lanën për sheshe ndërtimi, ç’do bënte Rama po t’i prishnin shtëpitë e tij?!

Shqipëria

Kryemadhi: Po spostojnë Lanën për sheshe ndërtimi, ç’do bënte Rama po t’i prishnin shtëpitë e tij?!

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 08:49
Kryetarja e LSi, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSi, Monika Kryemadhi, e ka ngritur zërin dje gjatë një takimi me LSI në Dibër për protestën e banorëve të Unazës së Re në Tiranë, aty ku siç u shpreh, “një pjesë e tyre janë dhe dibranë, bashkëpatriotë tanët.”

“Duke pasur parasysh që janë gati 370 familje, të cilët humbasin shtëpitë e tyre, humbasin pronat e tyre, - tha Kryemadhi, - arroganca e Edi Ramës kalon çdo lloj norme e kufiri.

Jemi të gjithë dakord që rrugët në Tiranë duhen shtruar, zhvilluar.

Jemi të gjithë dakord për infrastrukturën se ashtu siç po shtrohet rruga e Arbërit, edhe pse do të ketë një kosto shumë të madhe, për buxhetin e shtetit dhe për xhepat e shqiptarëve, ne jemi dakord edhe pse mund të kemi objeksionet tona përsa i përket  momenteve korruptive që mund të ketë ajo rrugë.

Ne themi që është një rrugë që në fund të fundit, nuk ka për ta fut në xhep as Edi Rama, as Monika as Rimi, por do jetë një rrugë që do ta përdorin dibranë, do ta përdorë biznesi për të zhvilluar ekonominë. 

Ndërkohë në Tiranë kemi një gje tjetër, kemi spostimin e shtratit të Lanës, jo me qëllim për të bërë rrugë por kemi spostimin e shtratit të Lanës me një qëllim të vetëm, për të krijuar hapësirë për sipërfaqe ndërtimi, për kompani ndërtimi që duan të ndërtojnë pallate.

Dhe ndërkohë të gjithë këta qytetarë, të gjithë këta njerëz të cilët kanë 22 vjet që paguajnë taksa, taksë gjelbërimi, pastrimi, televizoni, shkollash, energji, drita, pastrim rrugësh, të gjitha, këta njerëz prej 22 vitesh kanë paguar dhe legalizimet, dhe mbi 8 milionë lekë, edhe kur i kemi thënë do t’i keni falas dhe kur do ju themi i kemi me pagesë.

Kanë paguar topografët, harta, dokumentacione, pra të cilat janë para pafund, sot ju thuhet që do të ikni dhe do të ngreni plaçkat.

Do t’i prishni dhe shtëpitë vetë.

Pra të marrin dhe matrapikun për të prishur shtëpitë e tyre.

Po nëse ne do t’i shkonim Edi Ramës dhe do t’i kërkonim që të prishte shtëpitë e tij apo të familjarëve të tij, ç’do të bënte Edi Rama?

Gjëja e parë do t’i rregullonte në këto apartamentet luksoze që ka bërë mes Tiranës. Pra siç kujdeset ai për familjarët e tij, për oligarkët e tij, ne mendojmë që qeveria ka të drejtë apo dhe Bashkia e Tiranës ka të drejtë që të kujdeset për qytetarët e tij.

I njëjti koncept, i njëjti mentalitet, të njëjtën logjikë Edi Rama përdor kudo në të gjitha Bashkitë. Bashkitë të cilat ai i kontrollon, bën si të dojë vetë, pra i bën një vizatim hartës së qytetit dhe prish pallate, prish shtëpi, prish biznese për të krijuar fasadat e veta të ekspozitave dhe skulpturave  të tij të baltës," theksoi Kryemadhi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test