Buxhuku: Paradoksi i madh me lejet e ndërtimit këtë vit

Shqipëria

Buxhuku: Paradoksi i madh me lejet e ndërtimit këtë vit

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 08:20
Gjergj Buxhuku

Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku i ftuar në "Ekopolitikë", tha se ka një bum lejesh ndërtimi, ndërsa që kreditimi nga sistemi bankar ka pësuar rënie.

Buxhuku: Meqë se po flasim për ndërtimet dhe performancën e ekonomisë në tërësi, vërejmë një dukuri që do të jetë shqetësuese për performancën afatgjatë të ekonomisë. Vëmë re që kërkesat për leje ndërtimi vitin e fundit, janë rritur në mënyrë eksponenciale. Kërkesa për kreditim dhe kreditimi real që kanë bërë bankat është ulur. 

Pyetja normale që është: ku gjenden këto burime financiare jo bankare që mbështesin këto leje ndërtimi që janë me herë më shumë?! Kjo është pikëpyetja e madhe dhe është e rëndësishme për sot dhe akoma më shumë për nesër. Natyrshëm lind ideja që këto burime, jo formale të jep idenë që mund të kenë origjinë jo të rregullt.

Pra, në Shqipëri lind dyshimi nëse po aktivizohen para që në thelbin e tyre janë para të dyshimta. Nëse kjo është e vërtetë, unë mendoj që ekonomia shqiptare jo vetëm performon mirë sot por do të ketë probleme të mëdha nesër. Sepse ky është një paradoks i vërtetë. Unë nuk di një ekonomi normale në një vend normal, në të cilën kërkesat për investime rriten, ndërkohë që kreditimi nga sistemi financiar bie. 

Problemi është që orientimi i këtyre parave në këto sektorë që kanë një rrisk të madh, pasi dihet të ndërtimi ka një mundësi të madh për pastrim parash jo vetëm në Shqipëri. Dyshimi është nëse ekonomia shqiptare po furnizohet me këto burime  dhe e dyta, ku shkojnë këto dhe si procedohen më tej dhe e treta këto burime që vijnë, shpëlahen dhe orientohen, bllokojnë biznesin normal. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat