Shqipëria s’ka grurë, për 9 muaj zhdoganohen 195 mijë ton, 5 miliardë lekë

Shqipëria

Shqipëria s’ka grurë, për 9 muaj zhdoganohen 195 mijë ton, 5 miliardë lekë

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 13:06
Ilustrim

Vendi ynë ka importuar një sasi të konsiderueshme drithërash gjatë 9 muajve të parë të vitit me një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, import i grurë dhe meslin mban kampion, me një vlerë prej 5 miliardë lekësh nga 3.9 miliardë lekë që u importuan një vit më parë.

Ndërsa në sasi janë importuar rreth 195 mijë ton nga 151 mijë ton që u regjistruan në 9 mujorin e 2017-ës. Po ashtu me rritje është regjistruar edhe import i elbit, misrit dhe orizit, ndërsa rënie të konsiderueshme ka pasur import i tërshërës me rreth -68.2 për qind dhe i thekrës me -64.8 për qind.

Konkretisht, misër është importuar në vlerën e rreth 2 miliardë lekëve nga 1.6 miliardë apo rreth 73 mijë ton, ndërsa në vend ky drithë prodhohet më së shumti si ushqim për kafshët.

Elb është blerë në vlerën e 124 milionë lekëve nga 85 milionë, dhe oriz 1.2 miliardë lekë nga 1.1 miliardë. 

Ndërsa sa i përket eksporteve, gjatë 9 mujorit të këtij vitit, vendi ynë nuk ka eksportuar grurë dhe meslin, ndërsa ka tregtuar në vlera shumë të ulëta drithërat e tjera si misër, tërshërë dhe oriz, raporton "scan".

Kjo balancë tregon rritjen e kërkesës në vend për drithëra dhe pamjaftueshmërinë e prodhimit vendas për të plotësuar kërkesën konsumatore. Partnerët kryesore nga ku Shqipëria furnizohet për grurin, miellin dhe thekrën janë Rusia dhe Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat