Rreziku nga plastika. Shkencëtari i klonimeve tregon si duhet të kujdesemi

Shqipëria

Rreziku nga plastika. Shkencëtari i klonimeve tregon si duhet të kujdesemi

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 19:52
Nikolaos Sofikitis

Nikolaos Sofikitis, mjek androlog, ka qenë pjesë e grupit që realizoi klonimin e deles Dolli.

Ai ndodhet në Tiranë në një konferencë ndërkombëtare mjekësie, ndërsa për Top Channel tregon kujdesin që duhet të kenë njerëzit për të mos u prekur nga pasojat negative në shëndet.

Plastika ndikon negativisht dhe këtë gjë mjeku androlog e tregon me një shembull nga fusha që ai vetë mbulon: “Duhet të jemi të përqendruar tek substancat toksike, sidomos përsa i përket gjinisë mashkullore, sepse ka një ndryshim shumë të madh në cilësinë e riprodhimit. Për shembull, nëse meshkujt do të pinë pije të nxehta në gota kauçuku për 10 vjet tre herë në ditë, sustancat toksike që do të dalin nga gota plastike do të dëmtojnë rëndë aftësinë e meshkujve në riprodhim”.

Ky është vetëm një shembull për efektet negative të plastikës te shëndeti i njeriut direkt gjatë përdorimit, por edhe duke helmuar natyrën dhe ajrin me hedhjen e saj në natyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat