Reshjet e para të dëborës në juglindje, pastrohen rrugët

Shqipëria

Reshjet e para të dëborës në juglindje, pastrohen rrugët

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 20:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri e vlerëson si mjaft të rëndësishme ndërhyrjen në terren të Autoritetit Rrugor Shqiptar si dhe të kompanive të mirëmbajtjes rrugore për të mundësuar pastrimin e rrugës dhe kalimin e mjeteve pas reshjeve të para të dëborës në zonë jugore në segmentet rrugore Dardhë dhe Voskopojë.

Reshjet e para të dëborës në juglindje të vendit nisën një ditë më parë, pas një moti të ngrohtë, të pazakontë për nëntorin.

Dardha dhe Voskopoja janë dy destinacione të rëndësishme turistike që me nisjen e dëborës, presin vizitorë të shumtë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat