Makina përplaset me autobusin me nxënës, dyshohet 1 i vdekur

Shqipëria

Makina përplaset me autobusin me nxënës, dyshohet 1 i vdekur

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 21:23
Pamje nga aksidenti

Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan pranë fshatit Mirakë.

Sipas informacioneve paraprake, një makinë është përplasur me një autobus ku udhëtojnë nxënës.

Për pasojë, raportohet paraprakisht se një person ka mbetur i vdekur, ndërsa jan plagosur në gjendje të rëndë drejtuesi dhe pasagjeri i makinës. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore dhe ambulanca.

Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë një parakalim i gabuar.

Nuk dihen ende detaje të tjera për identitetin e viktimave dhe të plagosurve.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, në Qafë Thanë u aksidentua një autobus me 28 persona, gjimnazistë dhe mësues të një gjimnazi të Roskovecit, ku pësuan lëndime 7 nxënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat