Vlorë-Tiranë, grupi kapet në flagrancë kur bëhej shit-blerja e 50 kg hashash çokollatë

Shqipëria

Vlorë-Tiranë, grupi kapet në flagrancë kur bëhej shit-blerja e 50 kg hashash çokollatë

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 00:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Goditet një grup që merrej me shit-blerje të lëndëve narkotike. 

Operacioni policor antidrogë, fillimisht ka nisur në Vlorë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve , ku Arben Metaj dhe Martin e Sokol Bushi, dyshohej se pasi kishin siguruar një sasi lënde narkotike të presuar në formë çokollate në Vlorë, do ta transportonin  atë me ndihmën e një automjeti tip "Kamionçinë" drejt Tiranës.

Ka filluar ndjekja nga  ana Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera të Policisë së Shtetit, nga Vlora në drejtim të Tiranës me qëllim kapjen dhe të personave që do blinin lëndën narkotike..

"Policia ka mbajtur nën vëzhgim personat që transportonin lëndën narkotike  dhe në momentin kur shtetasit Renaldo Gecaj dhe Edi Tafa, në Tiranë do blinin lëndën narkotike, Policia ka ndërhyrë duke arrestuar të gjithë shtetasit e përfshirë  në këtë rast të shit-blerjes së lëndëve narkotike" informon policia e shtetit.

Në kuadër të veprimeve proçeduriale, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• rreth 50 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit "Çokollatë" (hashish), dhe Cannabis Sativa.

• 1 automjet frigoriferik tip "Renault"

• 1 autoveturë tip "Peugeot 407"

• 7 aparatë celularë.

Të arrestuarit janë

? Sokol Bushi, 23 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.

? Arben Metaj, 47 vjeç, banues në Vlorë.

? Martin Bushi, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.

? Edi Tafa, 22 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

? Renaldo Gecaj, 46 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

Materialet do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat