Paraditen e sotme një aksident ka ndodhur në autostradën Elbasan-Tiranë.
Mësohet se aksidenti ndodhi në afërsi të ” Tunelit të Krrabës”.
Në të janë përfshirë dy autovetura, të cilat janë dëmtuar plotësisht.
Për pasojë dy persona mbetën të plagosur. Dyshohet se njëri nga automjetet ka devijuar drejtimin e lëvizjes si pasojë e rrëshqitjes në rrugë.