PD kushtëzon rikthimin në Kuvend me vetingun në politikë

Shqipëria

PD kushtëzon rikthimin në Kuvend me vetingun në politikë

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 14:59
Kreu i opozitës, Lulzim Basha

Kreu i opozitës, Lulzim Basha paralajmeroi disa levizje politike nga qyteti i Beratit.

Kreu i opozitës tha se “Nuk ka për të patur asnjë lloj kompromisi pa pastruar politikën nga krimi. Kompromis me krimin nuk mund të bëjmë, ndaj u bëjmë thirrje të gjithëve, edhe atyre që bëjnë sikur nuk dëgjojnë se : kthimnë parlamentin e lidhur me krimin nuk ka e nuk do të ketë”.

“Zgjidhja politike është aty. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se standardi që miratuan për prokurorët dhe gjyqtarët. I njëjti standard që Venezia rekomandoi për këta, i njëjti standard që bëri ligj për polciët dhe gardistët, i njëjti standard duhet të vleje për politikën. Kjo është vijë e kuqe për opozitën. Trajtim preferencial për politokanët nuk ka për të patur”,- tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat