Ardi Veliu në Asamblenë e Interpol: Bashkëpunimi me partnerët, prioritetet kryesor

Shqipëria

Ardi Veliu në Asamblenë e Interpol: Bashkëpunimi me partnerët, prioritetet kryesor

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 18:48
Ardi Veliu

Një delegacion i Policisë shqiptare i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar Drejtues Andi Likaj, marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Dubai

Në fillimin e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, delegacioni i Policisë shqiptare zhvilloi një sërë takimesh, fillimisht me Delegacionin e Ministrisë së Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe që përfaqësohej nga Ahmed Nasser Al-Raisi

Më pas një takim të vecantë me Zv/Presidentin e Interpolit Z. Kim Jong Yang dhe më pas me Shefin e Delegacionit të USA me Drejtorin Wayne H. Salzgaber, me Zv/Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Italiane si dhe me Delegacionin e Argjentinës

Në të gjitha takimet, nga përfaqësuesit e delegacioneve, është vlerësuar puna dhe rezultatet e arritura sëfundmi nga Policia e Shtetit. Operacionet e fundit në Shqipëri , si dhe operacionet e përbashkëta me Interpol, Europol, Cepol, Dea, me policinë Gjermane, Spanjolle, Italiane, Franceze, Britanike etj, tregojnë se Policia e Shtetit është partnere e barabartë me policitë homologe.

Veliu, gjatë takimeve, ka theksuar se bashkëpunimi me partnerët është një nga prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit. Tashmë, Policia e Shtetit ka arritur besueshmëri dhe bashkëpunim mjaft të konsoliduar me partnerët, kjo çertifikuar edhe nga organizmat ndërkombëtare policore, ku Policia e Shtetit u vlerësua me dy çmime të para për dy operacione të rëndësishme ndërkombëtare.

Asambleja e Pergjithshme të Interpolit ështe eventi më i madh botëror në lidhje me bashkëpunimin policor Ndërkombëtar, në këtë asamble e cila është e 87-ta dhe mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, marrin pjesë 173 shtete, të cilët përfaqësohen nga 85 Drejtorë të Përgjithshëm të Policisë dhe 40 Ministra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat