Eksploziv, makinës së Drejtorit të Hekurudhave në Durrës

Shqipëria

Eksploziv, makinës së Drejtorit të Hekurudhave në Durrës

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 09:39
Ani Dyrmishi

Një eksploziv i është vënë makinës së Drejtorit të Hekurudhës Shqiptare në Durrës, Ani Dyrmishi, por që për rastësi të çuditshme nuk ka shpërthyer.

Pranë makinës së Dyrmishit në lagjen nr.4 u gjend një shishe e mbushur me eksploziv dhe një telefon celular. 

Policia ka njoftuar Forcat Xheniere për largimin e eksplozivit dhe nisjen e hetimeve për autorët.

Ani Dyrmishi më herët ka mbajtur postin e kreut të ZRPP-së.

Nuk dihet nëse arsyet e këtij kërcënimi indirekt apo rastësie që shpërthimi nuk ka ndodhur kanë lidhje me detyrat e tij shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat