Moti i keq, 4 persona mbetën të bllokuar në Dardhë të Korçës

Shqipëria

Moti i keq, 4 persona mbetën të bllokuar në Dardhë të Korçës

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 14:42
Dardhë të Korçës

Gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Korçës ranë reshje të dendura bore.

Për pasojë gjatë mbrëmjes së djeshme 3 të rinj nga Korça dhe një fëmijë mbetën të bllokuar në Dardhë km 11, ndërsa shkak u bë shkarja e makinës së tyre në kanal.

Kontraktori i aksit Korçë-Dardhë dhe përgjegjësi rajonal Korçë Genti Pere, menjëherë pas raportimit të këtij rasti bëri të mundur hapjen e rrugës dhe kthimin e qytetarëve në shtëpi.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore i bëjnë thirrje përdoruesve të mjeteve rrugore që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistika dhe të kenë shumë kujdes në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat