Të dënuarit në burgun e Burrelit kanë kërcënuar se do të hyjnë në grevë urie nëse nuk përmirësohen kushtet e qëndrimit në të.
Kërcënimi i tyre ka hasur në kundërshtinë e fortë të drejtuesve të institucionit, që i kanë paralajëmruar se do të marrin masa.
Problem në burgjet shqiptare kryesisht është mbipopullimi dhe shkelja e të drejtave të njeriut.
Për burgun e Burrelit ka pasur disa herë denoncime nga familjet e të dënuarve se aty ushtrohet dhunë., por drejtuesit e tij e kanë mohuar.