Arqile Boti – Mjeku nga Bularati në kujtesën e popullit

Shqipëria

Arqile Boti – Mjeku nga Bularati në kujtesën e popullit

Nga: Albert Zholi Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 16:39
Arqile Boti

E njoha Arqilenë në vitet’70, kurvlerats hëruese të këtij mjeku ishin bërë të njohura në të gjitha krahinat e vendit. Me aftësitë profesionale dhe sidomos me cilësitë e tij humane,ai përbënte një rast të veçantë në mjekësinë shqiptare. Ishte bërë aq popullor, sa, kur dikush kishte një problem shëndetësor, të tjerët i thoshin:“Ke shkuar te doktorArqilea?”.Kështu e thërrisnin mjekun ArqileBoti, që kishte bërë emër në popull dhe fama e tij si një shërues i zoti kishte marrë dhenë. Kështu më thanë edhe mua, kur gruaja u rëndua nga alergjia dhe ishtes humë e acaruar. Ai atëherë ishte me punë në Baldushk të Tiranës,ndërsa provat e alergjisë i bëri laborantja e Spitalit Civil, Elisabeta Boti, gruaja e Arqilesë. Këtu nisi miqësia ime me të, e cila zgjati afro gjysmë shekulli.

Duke qenë me detyrën e shefit të seksionit të bujqësisë, në Komitetin Ekzekutiv të Tiranës, shkoja shpesh në Baldushk, ku kisha parë që në qendrën shëndetësore të kooperativës, përherë grumbulloheshin njerëz. Megjithëse ishte një infermieri e vogël, numri i atyre që vinin çdo ditë për vizitë, ishte i madh. A thua se aty ishte një klinikë qendrore e një qyteti të madh. Aq besim kishte fituar ai te njerëzit, që vinin nga ana e anës, nga rrethet e krahinat e ndryshme të vendit. Dhe jo më kot. Ata kishin parë tek ai njohuritë e gjera si mjek, aftësinë profesionale, sigurinë e tij në përcaktimin e diagnozës dhe të gjetjes së medikamentit të duhur për kurim.Kush kishte marrë shërbimin e tij, kishte vënë re në atë dhomë të vogël, vandakun e librave, në shqip dhe në gjuhë të huaja, që ai nuk i mbante për stoli, por, sipas rastit dhe sëmundjes që i paraqitej, i shfletonte, pa pasur “turp” nga pacienti dhe familjarët e tij, konsultohej me literaturën dhe gjente zgjidhjen.

Një miku im, në mes të Tiranës, më kishte treguar se fëmija e tij, foshnje disamuajshe, kishte tre muaj që digjej ngatemperatura e lartë, mbi 38-39 gradë, dhe nuk po i ulej. Kishte vajtur te shumë mjekë, në ambulancë, në spital, ishte dendur me antibiotikë, por gjendja ishte po ajo. Dikush nga mjekët u kishte thënë prindërve se foshnjet me këto simptoma, ikin. Prindërit e rinj, ndiheshin të mbaruar. Një grua fqinjë u kishte thënë:“E keni çuar te doktor Arqileja?”.Ia morën adresën dhe vajtën. Arqile Boti e vizitoi foshnjën, i qetësoi të dy prindërit e rinj të alarmuar, u dha shpresë, por edhe ilaçin. U tregoi edhe se ku ta gjenin. Nuk ishte antibiotik. Pas tri ditësh mjekim, filloi rënia e temperaturës. Foshnja u gjallërua, nisi të reagojë, të lëvizë, të çelet në fytyrë. Prindërit gjetën qetësinë. Nuk kaluan shumë ditë dhe temperatura e fëmijës arriti normalen. Në shtëpi u kthye lumturia. Ajo foshnjë, e atyre viteve, është edhe sot për bukuri. Falë mjekut të famshëm Arqile Boti.

Të tilla raste ka shumë për të treguar për Arqilenë. Me përkushtimin e tij ndaj profesionit, ai u gjendejtë gjithëve,sidomos atyreqë vinin nga larg. Duke parë fluksin e madh të vizitave, ai vendos të banojënë fshatin ku e kishin emëruar, në Baldushk. Nuk e detyroikush, përveç pasionit të tij për ndihmuar të sëmurët. Ishte i papërtueshëm dhe i palodhur. Para se të fillonte punë, dilte te dera e infermierisëdhe i qetësonte të ardhurit, duke u thënë se do t’i vizitonte të gjithë. Tregonte durim të veçantë, dëgjonte ankesat e pacientëve përshqetësimet dhe dhimbjet që kishin. I vizitonte, mendohej për pak çaste, në ndonjë rast shfletonte ndonjë libër a enciklopedi.Pas pak, me zërin e tij me atë tingëllimin disi të veçantë, por të ngrohtë, u tregonte pacientëve se ç’mendonte për sëmundjen, u jepte rekomandime, këshilla dhe receta me ilaçe, kryesisht, bimë mjekësore.Për këto, ai kishte njohuri të thella, i mblidhte vetë gjatë sezonit dhe ua jepte sipas rastit, pacientëve, si çajra të mjekësisë alternative.

Arqileja nuk njihte orar pune, vizitonte deri te pacienti i fundit. Por edhe natën, kur flinte, ai ngrihej pa përtim nga trokitja në derë e ndonjë të sëmuri. “E ka sjellë halli”, thoshte mjeku dhe, duke fërkuar sytë për të larguar gjumin, mirëpriste të ardhurin dhe bënte detyrën e tij humane.

Ai e dinte që të sëmurët,nga të katër anët e vendit,vinin për të kërkuar tek ai shërim, pasi kishin krijuar besim të plotë. Prandaj Arqileja përpiqej dhe bënte gjithçka që të mos i zhgënjente.

Të gjithë mbeteshin të kënaqur nga pritja që u bënte dhe shumica dërrmuese gjenin shërim. E falënderonin me shpirt dhe ia përhapnin namin gjithandej. U bënte përshtypje sesi ky mjek nga Bularati i krahinës së Dropullit, lindur nga prindër që i përkisnin minoritetit grek në Shqipëri, sillej me të gjithë si të ishte djali i tyre, jo vetëm i Baldushkut, por edhe i atyre malësorëve që vinin nga Veriu i largët apo nga rrethet e jugut të Shqipërisë. Ai ishte i tillë, sepse kishte vetëdijen e plotë që, pasi kishte bërë betimin e Hipokratit, qenia dhe aftësitë e tij u përkisnin të tjerëve, të sëmurëve, pa dallim. Për t’u shërbyer atyre kishte mbaruar me rezultate shumë të mira Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Shtetëror, për këtë ishte bërë mjek. Që kur kishte qenë nxënës në gjimnazin “Qemal Stafa” të Tiranës, ai e kishte ëndërr profesionin e mjekut, ndaj dhe mbaron studimet me të gjitha notat shkëlqyeshëm. Bashkënxënësja dhe shoqja e tij e fakultetit, doktoresha reumatologe e njohur, Melpomeni Cirici e kujton Arqilenë si një mxënës të shkëlqyer në mësime, djalë simpatik, me flokë kaçurrela dhe që binte në sy për veshjen e tij me sqimë.

Për rezultatet e tij në studime, Arqileja ishte pë t’u mbajtur në klinikë, tëspecializohej në ndonjë degë të veçantë të mjekësisë apodhesi pedagog në mësimdhënie. Por nuk ndodhi kështu.Ngaqëbabai i tij kishte qenë emigrant në Amerikë dhe ishte kthyer në Shqipëri, politika e kohës bëri që ai tëemërohet në rrethin e Librazhdit, në fshatrat e tij. Vetëm pas disa vitesh,e kthejnë me punë në Tiranë, por përsërinë fshat, në Baldushk, Sharrë, Petrelë etj. Kudo që vajti, ai punoi me profesionalizëm të lartë, duke u shquar veçanërisht për humanizmin e tij. Kjo bëri, që edhe fundjavave, kur vinte në, shtëpi në Tiranë, ai priste dhe vizitonte qindra të sëmurë, nga i tërë vendi, që e kërkonin me ngulm.

Por grumbullimi i njerëzve,që prisnin para qendrës shëndetësore të doktor Arqilesë, në kohën kur u helmuan lopët e Baldushkut, nuk u pa me sy të mirë nga sekretari i parë i Komitetit të Partisë për Tiranën dhe anëtari i Byrosë Politike, Manush Myftiu. Ky, pa ndonjë shpjegim,urdhëroi transferimin e menjëhershëm të Arqilesë në Tiranë.Doktori kundërshtoi, por i detyruar, pranoi, duke kërkuar të shkonte jo në qytet, por në ndonjë fshat tjetër.E dërguan nëqendrën e vogël shëndetësore të fshatit Sharrë.Edhe këtu ai u shqua për punë të palodhur,  për vizitat mjekësore ditën dhe natën, duke lënë emër të mirë dhe të nderuar.

E mbaj mend doktorin edhe kur punoi dhe jetoi në Petrelë. I vinin aty pacientë,jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e Maqedonia.Merrnin rrugën për tek ai dhe i kërkonin derman për shërimin e sëmundjes. Ardhja e tyre shtoi dhe vizitorët e kalasë historike dhe frekuentuesit në objektet tregtare etj.

Të gjithë, jo vetëm të sëmurët, por edhe kolegët e tij mjekë, e çmonin Arqilenë si specialist të afirmuar dhe mjaft kompetent në kurimin e sëmundjeve të ndryshme, mebimë mjekësore.Por edhe për përkushtimin e tij, për ndjenjën e sakrificës. Sirrallëkush,ai provonte në trupin e tij efektin e ndonjë ilaçi të prodhuar nga një bimë e panjohur, para se t’ua jepte pacientëve. Në shumë raste,shkonteai tek i sëmuri.Po ashtu, nuk përtonte ta shoqërontevetë një të sëmurë për te farmacia, ku ai e dinte se gjendej ilaçi që duhejtë përdorte.

Për ta shëruar të sëmurin apo për t’i lehtësuar vuajtjet nga një sëmundje e pashërueshme, Arqileja, nuk ngurronte të jepte rekomandime që pacienti të ekzaminohej jashtë shtetit apo edhe të lëshonte,pa iu dridhur dora, receta për medikamente që nuk gjendeshin në vend.Kështu ndodhi edhe, kur një prind, me lot në sy, i lutej doktor Arqilesë t’i bënte derman fëmijëssë diagnostikuar me kancer. Doktori, jo thjesht se ishte zemërmirë, por edhe profesionalisht,vendosi pa mëdyshje dhe me guxim t’i jepte recetënpërnjë ilaç që nuk gjendej këtu, por në Amerikë. Për këtë ilaç, babai i fëmijës, nga halli i madh që kishte,i kërkoi takim ministrittëShëndetësisë, Llambi Ziçishtit. Ky e priti dhe, kur mësoi se çfarë e kishte sjellë, thirri urgjent mjekun që kishte lëshuar recetën.

Përkëtë,vetë Arqileja më ka treguar:“Ministrimë tha: “Po ti, a e di se kanceri është sëmundje që nuk shërohet dhe që ne nuk kemi lidhje me Amerikën? Të ndaloj të rekomandosh të tilla ilaçe që nuk i kemi, ndryshe do të ta heq këtë të drejtë”. Unë, me forcën e detyrimit profesional, të humanizmit për çdo jetë njerëzore dhe të besimit tek efektet e ilaçeve më të fundit, iu përgjigja: “Shoku ministër, unë di që me ilaçet e reja që kanë dalë së fundi në Amerikë, kjo sëmundje lehtësohet.Detyra ime si mjek është t’i zgjas jetën pacientit me ilaçe që janë sa më efikase ndaj sëmundjes, ndaj dhe e dhashë atë recetë”.

Pra, edhe pse ishte i vetëdijshëm se ajo recetë e kalonte, si të thuash, vijëne kuqe në mjekësinë shqiptaretë asaj kohe,mjeku Arqile Boti e lëshoi atë,pa marrë parasysh pasojat që mund të kishte. Ai ishte i qetë për këtë, pasi mendonte se, si mjek, kishte bërë vetëm detyrën dhe pa asnjë përfitimkishte tentuar t’i shërbente dhe ta ndihmonte sa më shumë atë fëmijë të sëmurë rëndë.

Jo vetëm në këtë rast, por edhe pacientëve të tjerë të shumtë ai nuk u kërkonte shpërblim për vizitat.Ishte mjek me duar të pastra. Ai nuk ia lejoikurrë vetes t’u kërkonte para hallexhinjve, sepse nuk dontet’i ndotej emri dhe dinjiteti. Edhe ndonjë dhuratë simbolike, që i jepnin vetë pacientët me dëshirëne tyre, doktori e pranonte me shumë siklet, vetëm prej këmbënguljes së tyre.

Kjo e rriti edhe më shumë popullaritetine tij dhe respektin e njerëzve për të.  Fjala e Arqile Botit pritej me padurim nga të gjithë ata që merrnin shërbim prej tij. Me shumë interes dëgjohej nga mbarë populli, kur ai ishte i pranishëm në biseda në televizionin shqiptar apo atë grek.Sidomos në emisionin e njohur të Flamur Topit, “Trupi dhe Shëndeti”, në RTSH, qytetarë të shumtë, i bënin doktor Arqilesë pyetje për sëmundje të ndryshme dhe i kërkonin këshilla. Ai, me kompetencë shkencore dhe me një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme, u jepte përgjigje, duke kënaqur interesin e secilit dhe të mbarë teleshikuesve. I mirëpritur ishte ai edhe nga lexuesit e shtypit, kuata njiheshin me mendimin shkencor dhe njohuritë e gjera të fushës së mjekësisë, që Arqilejatransmetonte në faqet e gazetave e të revistave.

Si shok e mik i tij, kaloja shpesh kohën me të nëpër Tiranë. Kam qenë dëshmitar që kudo që të ndodheshim, në rrugë a në ndonjë kafene, atë gjithmonë do ta takonin shumë njerëz, të njohur e të panjohur,të cilët do ta pyesnin për diçka lidhur me shëndetin, do t’i kërkonin këshilla dhe ndonjë rekomandim. Arqileja,pa u bezdisur dhe pa asnjëlloj mërzie, i dëgjonte dhe u përgjigjej me mirësjellje. Me besimin tekaftësitë e doktor Arqilesë,ata largoheshin të kënaqur dhe të qetësuar, duke e falënderuar me shpirt. Në vesh u kumbonte fjala e ngrohtë dhe shëruese e mjekuttë talentuar.

Këtë e pashë edhe kur pas trazirave të vitit të mbrapshtë ’97 po udhëtoja bashkëme doktorin për në Sarandë. Në autobusin e mbushur plot, udhëtarë të ndryshëm ngriheshin nga vendi, i afroheshin doktorit, e pyesnin për sëmundjet e tyre apo të të afërmve. Ai u përgjigjej pa përtuar. Më bëri pështypje rasti me një polic të postbllokut, që ndaloi autobusin për të ushtruar kontroll. Për të mos u vonuar, disa pasagjerë iu lutën doktorit të komunikonte me policët. Sa zbriti Arqileja, papritur njëri nga policët iu hodh në qafë, duke e falënderuar. Doktori nuk e njihte, por polici vazhdonte ta falënderonte, duke i thënë se ai i kishte shpëtuar vëllain, pasi ia kishte shëruar sëmundjen që kishte pasur. Kur e mësoi se ai që zbriti ishte mjeku Arqile Boti, komandanti i policëve, që, pa dyshim, kishte dëgjuar për të,hipi në autobus, hodhi një vështrim të shpejtë dhe i tha shoferit të vazhdonte rrugën. Prania e mjekut të mirënjohur e bëri punën e vet, autobusi nuk u vonua shumë.

Edhe kur zbritëm në Sarandë, sapo dalluan doktorin, disa sarandiotë, njëri pas tjetrit,na u afruan dhe përshëndeteshin e përqafoheshin me Arqilenë. Madje, disa na ftuan t’u vemi në shtëpi. Ata thoshin se nuk dinin si t’ia shpërblenindoktorit të mirat që u kishte bërë.

Por ne ishim të ftuar nga miku ynë, Ismail Sinani, i cili na “rrëmbeu”prej sarandiotëve dhe shkuam në fshatin Isak. Por, sa shpejt u përhap lajmi se aty kishte ardhur doktor Arqileja. Me ta mësuar këtë, disa banorëtë fshatit Bajkaj e përreth tij erdhën në shtëpinë ku ishim mysafirëdoktori dhe unë. Hynin pa të keq, pleq, plaka dhe të rinj, takonin me Arqilenë dhe kërkonin këshilla ose të vizitoheshin prej tij. Pasi i mori leje të zotit të shtëpisë, për t’ia kthyer konakun në “klinikë” vizitash mjekësore,doktori ianisi vizitave, që vazhduan deri natën vonë. Kur u largua pacienti i fundit, unë pashë se sa i kënaqur u ndie doktori, i cili, pa marrë parasysh lodhjen që kishte edhe nga rruga, ai bëri gjithë ato vizita, si të ishte fillimi i ditës së punës.

Edhe më e veçantë dhe më prekëse ishte kënaqësia që ndjeu Arqilejakur arritëm në fshatin e lindjes, Bularat. Ai ishte bir i atij vendi dhe e pashë të emocionohej. U mallëngjye së tepërmi.Në një moment më tha se këtu ndihej sikur ishte më afër perëndisë. Ai u mrekullua kur dolëme shëtitëmnëpër fshat dhe mbeti pa fjalë teksasoditnim bukuritë e tij. Për një çast,Arqileja ndaloi, hodhi vështrimin tutje dhe më tha: A i sheh ato shtëpitë atje? ËshtëfshatipiktoreskSotirë, buzëkufirit me Greqinë…

Pa mbaruarfjalën,mikuim, VasilVaso, djalë i minoritetitgrek, qënjihetsipjesëtar i grupihumoristiktëFierit, natha: “Ejanit’juçojderiatje me makinën time”.

Arqilesë iqeshënsytëdhefluturoingagëzimi.Hipëmnëmakinëdhe u nisëm.Poredhepseishtepasagjer, Arqilejakryenteedhepunën e tijsimjek.Vasili e pyet se çfarë i këshillonte për gruan, që vuante nga pagjumësia.

- Para se të jap këshillën, - i thotë doktori, - më trego se çfarë shenje e horoskopit je.

- Dashi, - ia kthen Vasoja.

Arqileja, me shaka, i thotë se të lindurit e kësaj shenje punët i bëjnë me korrektësi, fëmijët i duan shumë, kurse gruas nuk i thonë “të dua”, ndaj nga xhelozia ajo nuk fle e qetë. Ndërro takt dhe përkushtoju më shumë gruas që t’i pushojë dhimbja e kokësdhe të flejë gjumë...

Para se të arrinim në Sotirë, doktori kërkoi të ndalonim diku, për të parë një pacient që vuante në shtrat. U kthye pas 20 minutash.Dukej i lehtësuar dhe, kur hipi në makinë, na tha:“Më falni, por bëra vetëm detyrën e mjekut. Nuk mund të ikja pa e parë të sëmurin…”.

I tillë ishte Arqile Boti.

Si intelektual i spikatur, ai ndiqte mësimin e nxjerrë nga filozofia e lashtë greke se dijet nuk kanë fund, ndaj mbeti vazhdimisht një studiues skrupuloz i literaturës shkencore mjekësore, por edhe i librave artistikë dhe sidomos i punimeve enciklopedike. Gjer në fundtë jetës nuk i ndërpreu përpjekjet për ngritjene nivelit të tij profesional dhe shkencor.Njihte disa gjuhë të huaja, ndaj kishte një bibliotekë shumë të pasur me libratë fushës së mjekësisë, me revista bashkëkohoreme informacionet më të reja shkencore. Studiontekiminë moderne dhe ndiqteme shumë vëmendjeecurinë e medikamenteve dhe të terapive të ndryshme të avancuara.Tregonte shumë interes për mjekësinë alternative me bimë mjekësore, për psikoterapinë,për ndikimet e shenjave të astrologjisë.

Arqileja ishte një njeri realist dhe me këmbë në tokë. Ai bënte me profesionalizëm të lartë detyrën e tij, por edherespektonte besimet dhe festat fetare. Shpesh u thoshte pacientëve që jetën e njeriut e ka në dorë perëndia, ajo e zgjedh kohën e vdekjes së secilit, kurse ne, mjekët, vetëm bëjmë detyrën që ta ndihmojmë të sëmurin në përballjen me sëmundjen, duke ia lehtësuar dhe shëruar atë. Ndonjë koleg keqdashës dhe ziliqar, duke mos e mbërritur dot famëndhe popullaritetin e Arqilesë, përpiqej të denigronte emrin e këtij mjeku aq popullor, me kontribute të mëdha në shërbimin për shëndetin e popullit. Ai punoi pa u lodhur, sakrifikoi shëndetin e vet për t’i shëruar dhe kuruar mijëra e mijëra pacientë dhe nuk kërkoi grada, tituj e dekorata.

Ndaj dhe mbeti i kërkuar kudo në Shqipëri dhe gëzonte respektin e mirënjohjen e të gjithëve.

Kohët e fundit Arqileja u sëmur nga leucemia. Bëri disa seanca terapie në një spital në Greqi.Edhe i sëmurë,ai mundohej t’u vinte në ndihmë të sëmurëve.

Shumëkush, kur mësoi në vitin 2010 që doktor Arqileja u nda nga jeta, u hidhërua së tepërmi.Populli ynë humbi një njeri dhe një mjek të palodhur qënuk do tëjepte më shërbimet e tij mjekësore. Por emrin e tij e mban në gojë i madh e i vogël.Të gjithë flasin me mirënjohje dhe respekt për të si mjeku që ka lënë të gjallë emrin dhe punën e vyer që bëri në mijëra e mijëra familje shqiptare. Të vjen keq, që edhe sot politika dhe strukturat vendimmarrëse, institucionet akademike apo shtetërore, janë treguar të ftohtë dhe indiferentë ndaj kësaj figure të nderuar të mjekësisë shqiptare. Por është kujtesa e një populli të tërëqë e ka përjetësuar emrin dhe veprën e mjekut të paharruar Arqile Boti.Shembulli i shkëlqyer i jetës dhe punës së tij ka qenë dhe do të mbetet frymëzues edhe për disa brezatë mjekëve tanë.

  Të tillë e kam njohur dhe e kujtoj përherë me nderim doktor Arqile Botin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat