“Godet” ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Presim që ligji të zbatohet edhe për Saimir Tahirin - Bota Sot
“Godet” ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Presim që ligji të zbatohet edhe për Saimir Tahirin

Shqipëria

“Godet” ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Presim që ligji të zbatohet edhe për Saimir Tahirin

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 16:36
“Godet” ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Presim që ligji të zbatohet edhe për Saimir Tahirin

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë reagoi sot në lidhje me vendimin e gjykatës për lënien në burg të Ervis Martianajt, personit që mbeti i plagosur pas përplasjes me armë të ndodhur një muaj më parë në zonën e ish- Bllokut në Tiranë.

 “Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit.

Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj.”, thuhet në reagim.

Por ambasada kërkon që ligji të zbatohet edhe për hetimet që janë duke u zhvilluar për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë. #KushEKaRradhën”, përfundon reagimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...