Teknologji moderne për pastrimin e kanalizimeve

Shqipëria

Teknologji moderne për pastrimin e kanalizimeve

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 20:03
Vlorë

Specialistë të ardhur nga Turqia kanë filluar trajnimin e punonjësve të Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë, duke zhvilluar një sërë testesh dhe ndërhyrjesh në disa nga linja më problematike në Orikum.

Bashkia Vlorë bën me dije se flota e re e mjeteve të teknologjisë moderne dhe bashkëkohore që u inaugurua pak ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është tashmë në shërbim të plotë për ndërhyrje në rrjetin e kanalizimeve në bashkinë e Vlorës. Trajnimi me specialistët turq do të vazhdojë në ditët në vijim në rrjetin e kanalizimeve në Vlorë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat