Shqipëri-Serbi, rritje e bashkëpunimit ekonomik

Shqipëria

Shqipëri-Serbi, rritje e bashkëpunimit ekonomik

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 22:23
Në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer midis Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko ?adež

Në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer midis Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko ?adež organizoi mbrëmjen e sotme një pritje në kryeqytet me rastin e 15 vjetorit të pjesëmarrjes së Serbisë në Panairin Ndërkombëtarë të Tiranës.

Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë , Ines Munçostepa  vuri në dukej rritjen e bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe nxitjen e investimeve.

Ajo tha se dy vitet e fundit kanë qenë shumë dinamikë në shkëmbimet e informacioneve në njohjen, lidhjen, vendosjen e bashkëpunimit të firmave në fusha të ndryshme si ato ushqimore, logjistike, turizëm, import dhe eksport.

Volumi tregtar i shkëmbimeve me Serbinë gjatë dy viteve të fundit është 222 milionë euro, duke pasur një rritje prej 35% krahasuar me vitin 2016”, theksoi Muçostepa  duke shtuar se , “eksportet drejt Serbisë u rritën me 12 % krahasuar me vitin 2016 me një vlerë prej 36 milion euro|.

I njëjti trend në rritje ka vijuar tha ajo , edhe për vitin 2018 , ku për gjysmën e parë të vitit 2018 volumi I shkëmbimeve tregtare më Serbinë është rritur me 7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 si dhe shkëmbimet tregtare pothuaj në të gjitha zërat dominohen ndjeshëm nga importet.

Kreu I Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë e konsideroi të rëndësishme pjesëmarrjen e  bizneseve nga fusha të ndryshme në këtë Panairi për promovim dhe rritjen e bashkëpunimit mes bizneseve.

Panairi Ndërkombëtar KLIK EKSPO GROUP & Tirana International Fair do të mbledhë përgjatë 4 ditëve në Pallatin e Kongreseve sipërmarrës nga rajoni dhe bota duke e kthyer Tiranën, në kryeqendër të biznesit dhe kulturës. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat