Pas 11 muajsh, konsolidohet skema e ndihmës ekonomike

Shqipëria

Pas 11 muajsh, konsolidohet skema e ndihmës ekonomike

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Pas 11 muajve të aplikimit të skemës së re të ndihmës ekonomike, kjo e fundit tashmë është konsoliduar.

Kështu u shpreh, drejtoresha e Programit të Zhvillimeve në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Denada Sefere ndërsa foli për buxhetin kushtuar mbrojtjes sociale.

“Kemi shënuar progres në lidhje me skemën e ndihmës ekonomike duke e vënë në funksionim në të gjithë vendin, një sistem transparent që shmang abuzivitetin dhe eliminon kriteret përjashtuese, duke mundësuar pagesa më të larta dhe paketa shtesë, por njëkohësisht duke dhënë disa kompensime të domosdoshme dhe jetike për çdo familje në nevojë”, – tha Seferi.

Sipas saj, pas 11 muajsh skema e ndihmës ekonomike është konsoliduar dhe u përgjigjet gjithashtu edhe 11 mijë familjeve që janë përzgjedhur për herë të parë në skemën e ndihmës ekonomike, nëpërmjet një sistemi elektronik. Ndërkaq, ajo ka sqaruar se 15 mijë familje marrin ndihmë ekonomike të dyfishuar dhe trefishuar krahasuar me sistemin paraardhës dhe 6 mijë gra kryefamiljarë të përfshira në këtë skemë si dhe 4100 familje që janë përfituese nga fondi i dyfishuar për bashkitë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat