Të jetosh mes naftës! Kuçovë, puset në oborre ndotin mjedisin

Shqipëria

Të jetosh mes naftës! Kuçovë, puset në oborre ndotin mjedisin

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 09:09
Kuçove

Çdo oborr ka një pus në Kuçove dhe fshatrat përreth. Nuk janë uji, por nafte. Por nafta sot, në Kuçovë nuk simbolizon më pasuri.

Ka puse që ende mund të shfrytëzohen, por të paprivatizuara dhe pa mirëmbajtje, ato janë kthyer në një gangrenë ndotjeje që nuk po zgjidhet.

Në bashki thonë se ka projekte, por nuk ka fonde, në një kohë që janë mbi 300 puse nafte që ndodhen në shtëpitë e banorëve të fshatrave të Kuçovës.

Kur njerëzit shkuan dhe ngritën shtëpi pas viteve ’90, shumë puse humbën funksionin, por jo efektin ndotës. Sot, kreu i Bashkisë, Selfo Kapllani thotë se këto zona duhen pastruar.

Prej vitesh banorët jetojnë me naftën. Puset nuk u shërbejnë për asgjë, po ashtu si tokat rreth tyre, të cilat të ndotura prej një kohe të gjatë nuk u duhen as për bujqësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat