Djali i Luiza Xhuvanit ka dalë nga burgu? Ja si qëndron e vërteta

Shqipëria

Djali i Luiza Xhuvanit ka dalë nga burgu? Ja si qëndron e vërteta

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 13:57
Kostandin Xhuvani

Pas një denoncimi publik të bërë nga qytetari digjital në faqen e Facebook-ut të Berishës, se djali i Luiza Xhuvanit ka dalë nga qelia, lajmi është hedhur poshtë nga Drejtoria e Burgjeve.

Ky insitucion konfirmon se Kostandin Xhuvani ndodhet aktualisht në qelitë e Fushë-Krujës.

Mësohet se djali i ish-deputetes e njëkohësisht aktores Luiza Xhuvani, i është nënshtuar një operacioni katër ditë më parë, në spitalin e burgut.

Më herët, ish-kryeministri Berisha denoncoi me anë të një statusi, se pas ndërhyrjes, Kostandini kishte lënë ambjentet e bugut, duke iu bashkuar familjes. Por duket se ky ka qënë thjesht një lajm i rremë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat