Vetingu, “skanohen” Fjona Papajorgji dhe gjyqtari Enton Dhimitri

Shqipëria

Vetingu, “skanohen” Fjona Papajorgji dhe gjyqtari Enton Dhimitri

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Komisoni i Pavarur i Kualifikimit, ka zhvilluar ditën e sotme seancën dëgjimore për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës dhe kandidat për KED, Enton Dhimitri.

Trupa gjykuese për Dhimitrin përbëhej nga Xhensila Pine, Genta Tafa dhe nga Pamela Qirko, ndërsa vendimi për të do jepet të enjten në orën 9.

Dhimitri po rivlerësohet me përparësi për ligjshmërinë e pasurisë së tij, integritetin etik dhe profesional pasi është kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Sipas ILDKPKI-së, gjyqtari ka bërë një deklarim të saktë në përputhje me ligjin dhe ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë.  Më tej, në raport shkruhet se subjekti ka qenë bashkëpunes gjatë procesit të hetimit. Por pavarësisht hetimit të zhvilluar nga ILDKPKI-ja, KPK ka vijuar me thellimin e tyre mbi pasurinë e gjyqtarit.

Në pasurinë e tij rezulton: një makinë 13900 euro për të cilin ka paguar 5 mijë euro kursime nga paga dhe për pjesën tjetër ka marrë kredi; një apartament me sipërfaqe 93 m2 në Gjirokastër me vlerë 4 milion lekë por sipas KPK çmimi i apartamentit është më i lartë nga se është deklaruar; një apartament të blerë nga ai dhe bashkëshortja me sipërfaqe 74.95 m2 , me vlerë 38500 euro i cili është i paregjistruar.

Sipas DSIK, gjyqtari ka përshtatshmëri për të vazhduar detyren por KPK ka marrë një denoncim ku thuhet se kunati i tij është i dënuar në Greqi me 20 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Nga hetimi i KPK-së, konstatohet se denoncimi është i vërtetë dhe se kunati i tij, L.G., është arrestuar në vitin 2016. Subjekti dhe personi  kanë burime të konfirmuara për të gjitha pasuritë që disponojnë.

Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot një seanca dëgjimore e Fjona Papajorgji, këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Seanca dëgjimore u drejtuat sot nga trupa gjykuese e përbërë Brunilda Bekteshi, Roland Ilia, Olsi Komici

Këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Fiona Papajorgji, iu nështrua Vetingur në bazë të tre kritereve, ligjshmërisë së pasurisë, integriteti etik dhe profesional.

Sipas ILDKPKI-së këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Fiona Papajorgji nuk ka bërë deklarim të sakët të pasurisë dhe ka patur mangësi në dokumentacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat