Vijon puna për rikualifikimin urban të hapësirave te Shkëmbi i Kavajës - Bota Sot
Vijon puna për rikualifikimin urban të hapësirave te Shkëmbi i Kavajës

Shqipëria

Vijon puna për rikualifikimin urban të hapësirave te Shkëmbi i Kavajës

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 16:48
Pamje nga punimet

Prej fillimit të tetorit vazhdon puna për rikonstruksionin e rrugëve të brendshme dhe rikualifikimin e hapësirave publike në zonën e plazhit tek Shkëmbi i Kavajës.

Projekti zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të projekteve me impakt të lartë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit që financohet nga qeveria shqiptare.

Në segmente të ndryshme rrugore janë kryer gërmimi, mbushja me çakull, vendosja e tubave për kanalizimet e ujrave të bardha dhe ndërtimi i pusetave shimbledhëse.

Shkëmbi i Kavajës është një zonë shumë e frekuentuar gjatë të gjithë vitit, nga turistë dhe banorë. Në pjesën më të madhe rrjeti rrugor është i paasfaltuar dhe mungojnë hapësirat publike.

Krahas asfaltimit dhe plotësimit dhe sinjalistikë rrugore dhe ndriçim, në fokus të projekti është edhe në shtimin e hapësirave të gjelbra, parqeve dhe këndeve të lojrave.

Ndërhyrjet në prona private do të jenë minimale, ndërkohë që do të ketë edhe një shëtitore përgjatë bregut të detit. /ATSH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test