Gabimi i madh që pranoi Rama me banorët e Astirit

Shqipëria

Gabimi i madh që pranoi Rama me banorët e Astirit

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 20:29
Qeveria Rama ka pranuar një gabim të madh të bërë ndaj qindra banorëve të zonës së "Astirit" që preken nga projekti i rrugës për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Qeveria Rama ka pranuar një gabim të madh të bërë ndaj qindra banorëve të zonës së "Astirit" që preken nga projekti i rrugës për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Prej 18 ditësh banorët janë ngritur në protesta kundër këtij projekti, nisur nga një e shkuar e dhimbshme e historive të dëmshpërblimeve për projektet publike në Shqipëri, duke kërkuar garanci se për shtëpitë që do u shemben do të marrin dëmshpërblim të plotë dhe me vlerën e tregut.

Projekti i Unazës së Madhe, u quajt një projekt jo transparent, dhe pikërisht kjo rezulton nga një urdhër i fundit i dalë sot në mbrëmje nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro.

Në të thuhet se janë ngritur tre grupe pune për të bërë vlerësimin e pronave që do të shemben. Vlerësimi do të përfshijë marrjen në dorëzim të dokumenteve të të gjitha banesave që preken nga projekti.  Dhe deri në muajin dhjetor - sipas urdhrit - do të jetë bërë dorëzimi i dokumentacionit mbi të cilin do të veprohet për të bërë edhe dëmshpërblimin e banorëve në kuadër të ligjit për shpronësimet e pronave private që prishen për interes publik.

Por deri para këtij urdhri, banorëve u kishte shkuar në "derë" fadromat e kompanisë që do të ndërtojë rrugën, ndërsa nga kryeministri Edi Rama, qytetarëve ende nuk u është dhënë një përgjigje. Shtëpitë e tyre do të shembeshin pa bërë asnjë vlerësim, siç është urdhëruar sot. Për herë të parë kreu i qeverisë reagoi vetëm ditën e djeshme, kur banorët kishin 17 ditë protestë, duke thënë se do të sqarojë gjithçka ditën e enjte në Kuvend.

Ai shprehu bindje të plotë se shtëpitë do të shemben. Grupet e ngritura do të bëjnë vlerësimin për shpronësimet në Unazën e Madhe, Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja. Me urdhrin e fundit, e sigurt është se deri në muajin dhjetor, asnjë shtëpi nuk do të preket, derisa të bëhen vlerësimet totale, dhe të shihet nëse banorët do të jenë të kënaqur me vlerën e dëmshpërblimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat