Të bllokuar nga protesta. Çdo pasdite, radhë të gjata me mjete në rrugët e Tiranës

Shqipëria

Të bllokuar nga protesta. Çdo pasdite, radhë të gjata me mjete në rrugët e Tiranës

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 20:31

Pronarët e banesave që kanë marrë njoftim për shkatërrim dolën sot sërish në protestë. Ata kanë bllokuar rrugën në Unazën e Re, duke shkaktuar për të tretën javë një trafik të rënduar në qytet. Çdo ditë, me mijëra mjete qëndrojnë me orë të tëra në pritje të hapjes së rrugës nga protestuesit.

Sot ishte dita e 18 e protestës në zonën e Astirit. Makinat u bllokuan në trafik, ndërsa pati edhe nga ata që gjetën një rrugë tjetër kalimi, duke kapërcyer trafikndarësen. Njëra nga makinat, ngeci.

“Po kthehem nga puna dhe do të ndërroj drejtim”, thonë shoferët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat