Kërkesat për Bashën, ja çfarë bashkish duan Agron Duka dhe Nard Ndoka

Shqipëria

Kërkesat për Bashën, ja çfarë bashkish duan Agron Duka dhe Nard Ndoka

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 23:05
Fatmir Mediu , Agron Duka dhe Nard Ndoka

Kur ka nisur numërimi mbrapsht për djegien e mandateve të opozitarëve, republikani Fatmir Mediu është aleati i parë që i kërkon Lulzim Bashës rikthimin në Parlament.

Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane, shprehet: “Ne mund të marrim vendim “in extremis”, por duhet të kuptojmë që Parlamenti është i vetmi institucion ku opozita ka zë institucional. Duhet të ndërtojmë një Parlament funksional në të ardhmen, por duke ndërtuar një Parlament të tillë edhe sot. Nuk duhet të shkojmë në Parlament thjesht për të folur për mazhorancën, por për të përfaqësuar interesat e qytetarëve”.

Aleatët e tjerë, të cilët vijojnë t’i mbajnë krahun Bashës në lidhje me Parlamentin, kanë nisur të bëjnë llogaritë për zgjedhjet. Dashamir Shehi nuk e fsheh dëshirën për të garuar në Tiranë, nën siglën e opozitës.

“Gjithmonë kam qenë kandidat në Tiranë. Por, kemi punë të tjera më të rëndësishme për momentin”, tha kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar.

Agron Duka nuk po mendon më për Durrësin, por ka edhe ai pretendimet e veta: “Në zonat rurale, aty ku partia ime ndihet më e fortë. Nëse biem dakord për Lushnjen, Roskovecin… jemi gati për të prezantuar kandidaturën tonë të përbashkët”.

As demokristianët nuk mbeten pas, Nard Ndoka i ka gati bashkitë ku mendon të kërkojë mbështetjen e aleatëve: “Selenicë, Fushë-Arrëz, Pukë, Rrësheni, Vau i Dejës, Lezha dhe Malësia e Madhe”.

Opozita nuk ka zyrtarizuar ende marrëveshjen për koalicionin zgjedhor, por aleatët e demokratëve janë të qartë se me kandidatë të përbashkët kanë më shumë shanse për fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat