Buxheti për shendetësinë, Pampuri: Një varkë prej letre e Kryministrit,me të cilën do të udhëtojnë qytetarët

Shqipëria

Buxheti për shendetësinë, Pampuri: Një varkë prej letre e Kryministrit,me të cilën do të udhëtojnë qytetarët

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 08:57
Deputetja demokrate Orjola Pampuri

Deputetja demokrate Orjola Pampuri ka bërë një analizë të thelluar të projektit qeveritar për buxhetin e vitit të ardhëshëm për sa i përket shendetësisë.

Në një shënim në faqen e saj në facebok Pampuri shkruan se, “Projektbuxheti i vitit 2019, ‘varka prej letre’ e kryeministrit, me të cilën do të ‘udhëtojnë’ qytetarët edhe këtë vit”.

“Në projektbuxhet parashikohet një rritje prej 2% për pensionet, një tallje kundrejt kësaj kategorie, ndërkohë që çmimet dhe faturat për pensionistët janë rritur më shumë se 40%.

Ja postimi i plotë i deputetes Orjola Pampuri:

Projektbuxheti I vitit 2019, ‘varka prej letre’ e kryeministrit, me të cilën do të ‘udhëtojnë’ qytetarët edhe këtë vit.

Ndihma ekonomike mbetet sërish e pazgjidhur de facto, falë buxhetit të vitit 2019. 6 muaj me parë u përjashtuan nga ndihma ekonomike thuajse 30.000 familje, e në qershor të këtij viti numëroheshin rreth 53.100 kundrejt 79.500 që ishin në fund të vitit të shkuar, e prej këtyre që janë përjashtuar nga skema e ndihmës rreth 2475 persona janë punësuar, kundrejt mijëra të tjerëve të cilët gjenden në mëshirë të fatit, si kontigjent azilkërkuesish e personash të cilët statistikisht rrisin numrin e familjeve të varfra.

Kryeministri në prezantimin e projektbuxhetit trumbetoi faktin që shumë prej atyre familje përfitonin padrejtësisht ndihmë ekonomike, dhe 10.000 familjet e përfshira e të ripërfshira në skemë janë ato të cilat vërtetë plotësojnë kushtet për të qënë pjesë e skemës.

Në fakt raporti I fundit I KLSH vërteton që sistemi I pikëzimit mund të konsiderohet si një sistem spastrimi, I cili përzuri padrejtësisht nga skema mijëra familje. Shumë prej familjeve të cilat nuk janë ripërfshirë në skemë, shkak kanë qënë; 1. Mungesë e dokumentacionit mbi pronësinë; 2. Ka qënë e pamundur për familjarët të kuptojnë dhe plotësojnë formularët; 3. Pamundësi për tu paraqitur cdo tre muaj pranë njësisë administrative, për të plotësuar vetëdeklarimin si shkak I largësisë me qëndrën e banimit, dhe të gjitha këto nuk kanë asnjë lidhje me daljen reale nga skema. Kështu I gjithë fondi që alokohet për ndihmën ekonomike është tejet fiktiv, dhe mbështet një numër të vogël në kurriz të mijëra familjeve të përjashtuara nga skema. Sipas Bankës Botërore, numri I familjeve që u përjashtuan nga skema e ndihmës ekonomike është më I madh nga c’mendohej të ishte.

Gjithashtu projektbuxheti nuk parashtroi asnjë shtim fondesh për indeksimin e ndihmës së personave që kanë statusin e paaftësisë për punë. Pra indeksi për invalidët e punës nuk parashikohet në këtë projektbuxhet, dhe gjithashtu nuk ka një shtim fondi për personat me aftësi të kufizuar, të cilat prej vitesh kanë indeksuar thjesht indeksin e inflacionit. Pjesa me e madhe e investimeve në kujdesin parësor përfshin rikonstruksion qëndrash shëndetësore, duke lënë pas dore aparaturat apo paisjet e tjera mjekësore, dhe ku ¼ e ketij fondi përmbushet nga donatorët apo kreditë.

Ky buxhet nuk përmbush nevojat për medikamentet dhe analizat mjekësore bazë për sëmundje kronike apo ato të personave me aftësi ndryshe, si për analizën e kariotipit tek fëmijët me sindromën, doën. Ne projektbuxhet parashikohet nje rritje prej 2% per pensionet, nje tallje kundrejt kesaj kategorie, nderkohe qe cmimet dhe faturat per pensionistet jane rritur me shume se 40%. Ndersa per shtresen e ish te perndjekurve politike, buxheti i kesaj qeverie i pergjysmon fondet, nga 20 milion $ ne 10 milion $. e me kete ritem do te duhen dhjetera vite qe trashgimtaret e pare te marrin kompensimin e plote. Në projektbuxhet parashikohet një rritje prej 12% e numrit të përfituesve mbi totalin e aplikueseve gra kryefamiljare, dhe kategoritë e tjera nuk janë parashikuar, të marrin mbështetje nga ky projektbuxhet.

Ndërkohë projektbuxheti nuk mund të përfshijë vetëm gra të cilat riintegrohen në institucione shtetërore kur funksionojnë edhe institucione të tjera OJF, strehëza, të cilat mbështesin dhe ndihmojnë në riintegrimin dhe rehabilitimin, e këtyre grave. 2.9% e GDP, nuk mund të pretendojmë të kemi plotësimin e kushteve në spitale, qëndra shëndetësore dhe sigurisht furnizim me medikamente për të sëmurët kronikë dhe pacientët me tumour. Me 2.9% nuk mund të motivosh mjekët të qëndrojnë e të punojnë në Shqipëri. Me një premtim qesharak për rritje pagash 7% për personelin shëndetësor, nga 79% e mjekëve që duan të largohen sot, në muajt në vijim kjo shifër do të rritet edhe më shumë. Dhe më këtë buxhet qesharak, një pjesë e madhe e tij alokohet për check-up, për të cilin paguajmë taksa të gjithë, dhe atë e kryejnë të imponuar vetëm 28% e qytetarëve, nja abuzim I mirfilltë I një buxheti të varfër. Gjithashtu një pjesë tjetër e këtij buxheti të varfër alokohet edhe për PPP, mbeten në mëshirë të fatit furnizimi I plotë gjatë gjithë vitit me mdeikamente dhe kimiopreparate në onkologji. Ndërkohë zvogëlohet numri I shtreterve dhe sëmundshmëritë rriten, ndërkohë kemi 1,1 mjek për 1000 banorë, kundrejt Maqedonisë me 2.8, dhe Europës me 4,1 mjek për 1000 banorë. Ndërkohë numri I mjekëve specialistë që përfshihen në sistem është më I vogël nga numri I mjekëve e specialistë që dalin nga sistemi si pasoje e daljes në pension apo largimit nga Shqipëria.

Ndërkohë nuk ka asnjë strategji për motivimin e mjekëve e personelit shëndetësor, përvec rritjes tallëse e qesharake të pagave me 7%. Trumbetimi për rikonstruksionin e spitaleve rajonalë, është një shoë ashtu sikurse shëndetësia falas. E para ne nuk kemi Spitale rajonale, pasi që të kategorizohen të tillë duhet të plotësojnë 12 prioritete bazë. Spitalet tona rajonale, ndër të cilat, disa në ditë të hallit e që presin të rikonstruktohen me buxhetin qesharak, e disa të tjera të rikonstruktuara pjesërisht, mund të plotësojnë vetëm 4 kritere, cka nuk na lejon ti kategorizojmë si të tillë, kjo edhe për shkak të largimit të mjekëve. Në mënyrë të përmbledhur ky projektbuxhet lë sektorin e shëndetësisë e mbrojtjes sociale, të pambuluar, e në mjerim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat