Buxheti i ri, PD nis diskutimin me biznesin në seancë paralele me Kuvendin

Shqipëria

Buxheti i ri, PD nis diskutimin me biznesin në seancë paralele me Kuvendin

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 09:44
Lulzim Basha

Ndërkohë që mazhoranca sot do të hyjë në seancën plenare të Kuvendit për të vijuar me projektbuxhetin e vititi 2019, Partia Demokratike do të zhvillojë paralelisht një seancë me grupe interesi që preken direkt nga Buxheti që po ndërton mazhoranca në qeverisje.

Do të jetë deputetja eJorida Tabaku, nënkryetare e Komisionit të ekonomisë, drejtuesja e takimit ku janë ftuar grupe interesi, shoqata biznesi, biznesmenë, pronarë, fermerë etj.

Tabaku do të dëgjojë opinionet e tyre dhe do të paraqesë në diskutim, alternativat e opozitës për një buxhet që mbështet dhe ndërton ekonominë.

Opozita e ka konsideruar buxhetin e 2019-ës si më të dështuarin, për shkak të borxheve të mëdha që ka akumuluar qeveria me kontratat koncensionare dhe me skemat që rëndojnë shumë mbi familjet e varfra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat