“Buxheti” në Kuvend, opozita e diskuton paralelisht jashtë parlamentit

Shqipëria

“Buxheti” në Kuvend, opozita e diskuton paralelisht jashtë parlamentit

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Opozita shqiptare me në krye Partinë Demokratike vijon bojkotin e Parlamentit, edhe në këtë kohë tejet të rëndësishme kur në Kuvend ka nisur seanca plenare për të diskutuar mbi projektligjin për buxhetin e vitit 2019 dhe paketën fiskale.

Edhe pse konsiderohet një pr.ligj politik, i cili kalon thjesht me votat e shumicës parlamentare, pasi në të kundërt do të rrëzohej qeveria, opozita është mbledhur në një nga hotelet e Tiranës për të mbajtur një bashkëbisedim për buxhetin.

Të pranishëm në takimin e opozitës së bashkuar, me PD dhe LSI në krye, janë përfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë e grupe interesi, të cilët do të diskutojnë mbi atë që opozita e quan buxheti që vjedh njerëzit dhe pasuron oligarkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat