“Ja arrestuan prindërit tek protesta, fëmija 8 vjeçar zhduket”

Shqipëria

“Ja arrestuan prindërit tek protesta, fëmija 8 vjeçar zhduket”

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 18:16
Pamje nga protesta

Një fëmijë vetëm 8 vjeç rezuton të ketë humbur pas protestës së zhvilluar këtë paradite në ambinetet e parlamentit nga ana e banorëve të zonës së Astirit.

Ky është denoncimi që publikon ish kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan në rrjetin social se prindërit e fëmijës janë arrestuar në protestë, pavarësisht se nuk kishin kryer asnjë lloj formë dhune apo thirrjeje për dhunë.

Për më tepër lexoni mesazhin e Berishës:

Zhduket nje femije 8 vjeçar i nje çifti protestuesish paqesor qe arrestohet nga narkopolicia e Edvin Kristaq Urrejtjes! sb

Pershendetje Dr.Sipas te dhenave ne media dhe ne terren eshte arrestuar nje çift qe po protestonte krejt #paqesisht pa kryer asnjë veprim te dhunshem kunder shembjes se shtepisë se tyre dhe me skandaloze eshte fakti se kanë nje femije te mitur 8 vjec dhe nuk dihet fati i tij fizik as psikologjik.Ju lutem publikojeni.Pa emer derguesi kuptohet.Faleminderit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat