Zbardhen detajet e vrasjes së shqiptarit nga policia greke, si ndodhi ngjarja dhe çfarë u bllokua

Shqipëria

Zbardhen detajet e vrasjes së shqiptarit nga policia greke, si ndodhi ngjarja dhe çfarë u bllokua

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 19:46
Ilustrim

(E plotësuar) - Zbardhen disa detaje të reja për vrasjen e një shqiptari sonte rreth orës 18.00 (me orën lokale), nga policia greke në fshatin Vissani Pogoni të Janinës, pranë kufirit mes dy vendeve.

Nga mediat greke mësohet se, efektivët e policisë së Janinës, teksa kontrollonin një grup shqiptarësh janë qëlluar nga ata me armë zjarri. Policia është kundërpërgjigjur dhe një shqiptar ka mbetur i vdekur. Raportohet gjithashtu se një efektiv policie është plagosur lehtë në dorë. Shqiptaret kishin drogë me vete, shtuan të njëjtat burime.

Në vendngjarje raportohet se janë gjetur rreth 100 kg kanabis dhe dy kallashnikovë. Anëtaret e tjetër të grupit, që dyshohet se ishin 4 janë në arrati. 

“Jemi ne ndjekje te 4 shqiptareve”, citohen burime të policisë helene nga mediat greke.

Policia ka rrethuar fshatin e Pogonit në Janinë në përpjekje për të arrestuar anëtarët e tjerë të grupit, që u arratisën.

Identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur.

***

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë që përplasjes me armë zjarri me policinë greke pranë Vissani Pogonit në rajonin e Janinës.

Ngjarja ndodhi teksa një grup policësh grekë kishin nisur kontrollet në zonë për një grup që trafikonte lëndë narkotike.

Mediat lokale greke shkruajnë se grupi i është përgjigjur me armë zjarri policisë, ndërsa forcat e rendit u janë përgjigjur me të njëjtën mënyrë duke vrarë njërin prej shqiptarëve.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Nga përplasja me armë, një polic grek është plagosur lehtë në dorë.

Policia greke ka nisur kërkime të gjera në zonë për të arrestuar shqiptarë të tjerë.

Nuk dihet ende nëse është sekuestruar lëndë narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat