Saimir Tahiri e ka një mesazh për vajzën që humbi dy gishta në protestën para Kuvendit

Shqipëria

Saimir Tahiri e ka një mesazh për vajzën që humbi dy gishta në protestën para Kuvendit

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 22:26
Saimir Tahiri

Ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka postuar përmes rrjetit social një mesazh ngushëllimi dhe urrejtje për kundërshtarët politikë, në lidhje me efektiven e policisë Ina Nuku, e cila humbi sot dy gishtërinj për shkak të shpërthimit të një kapsolle në dorën e saj të djathtë.

Por përveçse fjalëve të ngrohta për 24 vjeçaren, Tahiri ka hedhur fjalë të rënda për politikanët e djathtë, përfshi këtu Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Në një fjali të mesazhit të tij, Tahiri të “kujton” shprehjen refren të Edi Ramës (kemi bërë punë më shumë se 25 vjet të marra së bashku) kur e përdor atë për të thënë se e reja ka bërë më shumë sesa disa “palaço” të politikës.

Për më tepër lexoni mesazhin:

Kurre mos ardhte me dita kur politika i bie ne kurriz policit, kaq dhunshem sa sot!

Njeri e gjumton ne rruge, tjetri i thote “ndrikull”, tjetri akoma i thote “vete i fute duart te fishekzjarri”.

Ne krahun tend Ina! Sherim te shpejte.

Ate qe ben ti dhe koleget e tu ne nje dite pune, keta palaco se kane bere ne 25 vjet te marra bashke…e sot taksirati yt, duroi edhe keta bashke me dhimbjen.

Te jam prane me shpirt!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat