Basha: Të kenë kujdes bizneset me tenderat korruptive, do hyjnë në burg bashkë me kryeministrin

Shqipëria

Basha: Të kenë kujdes bizneset me tenderat korruptive, do hyjnë në burg bashkë me kryeministrin

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 23:16
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka paralajmëruar këtë të enjte biznese që hyjnë e marrin pjesë në tendera korruptivë të qeverisë Rama, se mund të hyjnë në burg kur opozita të vijë në pushtet.

Në një lidhje live me emisionin  ‘Të Paekspozuarit’ Basha u shpreh se burgu i pret të gjithë ata që po shpërdorojnë paratë, duke filluar nga kryeministri, ministrat, drejtorët e deri tek biznesmenët oligarkë.

“Kam një mesazh për të gjithë biznesmenët të cilët hyjnë në borxhe për këto projekte. Nuk do të njohim dhe nuk do të paguajmë asnjë lek. Do t’i hetojmë të gjitha kontratat për korrupsion. Ligji shqiptar do të dënojë si ata që japin, edhe ata që marrin. Do të hyjnë në burg, kryeministri, ministra, drejtorë, drejtoresha e me radhë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat