Kryemadhi: Rama po sillet si nazist, po i vënë ‘kryqe’ nëpër dyer banorëve të Astirit

Shqipëria

Kryemadhi: Rama po sillet si nazist, po i vënë ‘kryqe’ nëpër dyer banorëve të Astirit

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 23:45
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka cilësuar kryeministrin Rama dhe sjelljen e autoriteteve përkundrejt banorëve të Astirit në Tiranë si naziste.

Në një prononcim live për emisionin 360 gradë, Kryemadhi u shpreh se ashtu siç bënë nazistët me hebrenjtë, e njëjta gjë po ndodh me banorët e Tiranës, po u vihen kryqe nëpër shtëpi se kush do prishet e kush jo.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një lidhje për "360 Gradë" në Ora Neës, u shpreh se segmenti rrugor i Unazës së Re është i tej fryrë, duke shtuar se banorëve u është lënë vetëm 7 ditë kohë.

Kryemadhi: Projekti i qeverisë së kaluar është ky projekt që është tani me katër korsi në një anë dhe katër në anën tjetër. Një trotuar 3 metër, një rrugë dytësore dhe prapë trotuar. Është projekt i kohës së Adil Çarçanit.

Në njërën anë rruga shtyhet 10 metra dhe në anën tjetër nuk shtyhet. Kur vjen nga Pallati me Shigjeta ka një ishull gjelbërimi, kur vjen nga Kombinati nuk është. Sigurisht që është e qëllimshme. Asnjë nuk është kundër rrugës, edhe banorët vet.

Jo vetëm duhet bërë rruga moderne, por mund të them ligësia e këtij kryeministri qëndron; kishte gjithë muajt e verës përpara dhe t'u jepte mundësi këtyre njerëzve të transportonin rrobat. Nëse kishte dëshirë ta bënte këtë gjë, mbikalimin që e ka bërë me 11 mln euro që ia ka dhënë Salillarit, me paratë që i mori direkt nga privatizimi i INSIG-ut mund ta bënte aq të gjerë edhe urën.

Sjellja e këtyre si e nazistëve me hebrenjtë duke u vënë kryqe shtëpive pa i lajmëruar, kjo është edhe më kriminale. Nuk mund t'u thuash njerëzve që kanë paguar 27 vite taksa, që ti duhet të ikësh nga shtëpia për 7 ditë. Edhe një burgaxhi dhe kriminel kur e futën në burg, i bën një herë një gjyq, jo më të nxjerrësh mbi 300 familje nga shtëpitë. Kanë paguar legalizime. Kam neveri kur e dëgjoj kur gjithë ai burrë 7 metra i lartë e ka mendjen sa të një milingone. Këta njerëz kanë paguar nga 3-4 herë.

- E keni ju një shifër për projektin e fizibilitetit?

Kryemadhi: Gjithë Unaza që vjen nga materniteti i ri deri tek Sheshi Shqiponja është 100 mln euro, 17 km rrugë. Ky segment është i mbaruar pasi ka vetëm një rrugë dytësore për të shtuar. Gjithkush që drejtohet për të marrë projektin nuk u jepet. Vepra e plotë është 13 miliardë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat