Vetingu, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Shpëtim Kurti

Shqipëria

Vetingu, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Shpëtim Kurti

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 10:07
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka gjetur të papërshtatshëm për vijimin e detyrës, duke e shkarkuar prokurorin e Tiranës, Shpëtim Kurti.

Në vendimin e dhënë paraditen e sotme, e premte, u deklarua se Kurti nuk mund të vijojë detyrën, duke mos i shpëtuar procesit të vetingut.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se prokurori ka bërë deklarim të pasaktë pasurie dhe ka fshehje të ardhurash.

Kurti iu nënshtrua me përparësi procesit të vetingut, pasi është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Prokurori rezulton me një apartament banimi 43 metra katrorë tek ish-fusha e Aviacionit, apartament me sipërfaqe 60 metra katrorë në plazhin e Durrësit, truall 146 metra katorë dhe ndërtesë në rrugën "Ramazan Shijaku" në Tiranë blerë në vitin 2012, për 5.5 milionë lekë.

Po ashtu ka edhe një tokë arë 3650 metra katrorë dhe shtëpi 160 metra katrorë në Has dhe një automjet i blerë në vitin 2003.

Gjithashtu prokurori rezulton me kontakte me një person precedent penal me iniciale H.M. Në lidhje me këtë person, prokurori Shpëtim Kurti kishte deklaruar se me personin në fjalë janë nga i njëjti fshat dhe i vetmi kontakt që kishte pasur me të ishte që ishin shkëmbyer një herë në një lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat