Protesta: Policia arreston 50 persona, oficerja e plagosur niset drejt Turqisë

Shqipëria

Protesta: Policia arreston 50 persona, oficerja e plagosur niset drejt Turqisë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 12:00
Protesta e banorëve të Unazës së Re para Kuvendit

Fax News mëson se numri i të arrestuarve në radhët e banorëve të Astirit pas protestës së djeshme përpara ambienteve të Kuvendit ka qenë shumë i madh. Burime bëjnë me dije se në total janë arrestuar më shumë se 50 persona, ndërsa policia ka qenë deri në orët e vona të mesnatës në zonën e Unazës së Re.

Protesta e pasdites së djeshme u shoqërua po ashtu me konfrontime mes banorëve dhe policisë, ndërsa nuk u kursyen as deputetët e PD-së, të cilët ishin në mbështetje të protestuesve. Deri më tani zyrtarisht nga Policia është njoftuar arrestimi i 11 personave, mes tyre dhe një minoren dhe një grua.

Më pas shoqërime me forcë pati edhe pas hedhjes së këpucës në drejtim të kreut të qeverisë Rama në ambientet e Spitalit të Traumës.

Kurse Ina Nuku, efektivja e forcave ‘Shqiponja’, e cila mbeti e plagosur dje gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re para paralamentit, do të niset me fluturim privat drejt Turqisë, për mjekim më të spseializuar.

Sipas burimeve për Fax News, efektives 24-vjeçare do t’i bëhet implant i gishtit. Gjatë përplasjeve mes protestuesve, punonjësja e policisë humbi gishtin e madh të dorës së djathtë dhe, dëmtime të lehta të dy gishtërinjve të tjerë të të njejtës dorë.

Protesta e banorëve të Unazës së Re para Kuvendit degjeneroi në dhunë ku plagosën disa protestues dhe disa efektivë policie.

Ndqërkohë banorët e Unazës së Re, mohuan në mënyrë kategorike që të kenë hedhur kapsollë, apo shashka pasi sipas tyre ato ishin aty për të marrë një përgjigje nga kryeminitri dhe jo për të lënduar njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat