Nafta në Shqipëri, e shtrenjtë dhe e keqe. Ekspertët tregojnë arsyet

Shqipëria

Nafta në Shqipëri, e shtrenjtë dhe e keqe. Ekspertët tregojnë arsyet

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Ekspertët tregojnë se përse automjetet në Shqipëri dëmtohen shumë më shpejt. Një nga arsyet është cilësia e keqe e karburanteve, të cilat janë edhe ndër më të shtrenjtat.

Nafta jo cilësore që shitet në Shqipëri është një nga arsyet e ndotjes së ajrit në qytetet e mëdha, por edhe të shkatërrimit të automjeteve. Altin Dorri, Shefi i Departamentit të Energjetikës në Universitetin Politeknik thotë se një naftë e keqe është ajo që ka papastërti kimike dhe mekanike duke e bërë të vështirë djegien e saj.

“Në qoftë se do të kemi papastërti mekanike do të bllokojë sistemin e qarkullimit të lëndës djegëse. Në qoftë se ka papastërti kimike ka përzierje të padëshiruar jo hidrokarbure, si sulfure ose lagështi në këtë rast uji do të ndikojë në korrodimin e tubacioneve të ushqimit, do të ndikojë tek cilësia e djegies duke prodhuar njëkohësisht dhe substanca të dëmshme. Pra do të bllokohen filtrat, do të bllokohen tubacionet, pompat që janë me ingranazhe”, u shpreh Altin Dorri.

Nafta shqiptare është pothuajse njësoj e shtrenjte me atë që shitet në Gjermani dhe Greqi dhe më e shtrenjtë se në Kosovë, të cilët kanë naftë më cilësore se Shqipëria. Këtë e dëshmojnë vetë emigrantët shqiptarë. Ne ju sjellim sot dëshmitë e disa prej tyre.

“Unë jetoj në Athinë nafta është 1.49 po të njëjtat çmime janë dhe në Shqipëri. I vetmi problem që më ndodh në Shqipëri është se sa herë e mbush makinë ajo më prishet dhe duhet ta rregulloj pastaj”, shprehet një emigrant që jeton në Athinë.

“Unë jam qytetar i Kosovës, çmimi i naftës është 1 euro e 18 cent dhe cilësia është shumë herë më e mirë sa në Shqipëri”, tregon një kosovar.

Këto dëshmi forcojnë atë që gjithë qytetarët shqiptar e dinë, por autoritetet nuk e dëgjojnë, që në tregun shqiptar shitet naftë shumë e shtrenjtë për shkak të taksave dhe më pak cilësore për shkak të tregtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat