U vra nga policia greke, zbardhet e shkuara kriminale e Altin Mullës

Shqipëria

U vra nga policia greke, zbardhet e shkuara kriminale e Altin Mullës

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Altin Mulla 39 vjeç është shqiptari i vrarë ditën e djeshme nga policia greke, pasi u kap në kufi duke trafikuar një sasi kanabisi së bashku me disa persona të tjerë.

Altin Mulla është person me precedent të mëparshëm penal. Ai ka dalë nga burgu tre muaj më parë. Në vitin 2004 ai u evidentua si person me precedent dhe është arrestuar më 30 Tetor 2005, thonë burimet për tvklan.al.  Më 13 Mars 2006 është dënuar me 16.8 vite burgim nga Gjykata e Tiranës. Vepra për të cilën u dënua është “vrasje me dashje”. Dënimin e ka vuajtur në burgun e Peqinit dhe është liruar më 3 Gusht 2018.

Ditën e djeshme, 39-vjeçari Mulla dhe disa bashkëpunëtorë të tij qëlluan me armë policinë greke në kufirin jeshil pasi u zbuluan. Nga shkëmbimi i zjarrit, mbeti i vrarë Altin Mulla dhe u plagos lehtë në dorë një polic grek. Kurse bashkëpunëtorët e tjerë, të dyshuar shqiptarë, janë arratisur dhe janë shpallur në kërkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat