Banorët në Palokastër në prag të izolimit

Shqipëria

Banorët në Palokastër në prag të izolimit

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 19:59
Banorët në Palokastër në prag të izolimit

Për shkak të erozionit rruga në Palokastër të Gjirokastrës është drejt shembjes së plotë. Bashkia njoftoi se ndërhyrja e plotë do bëhet vetëm vitin e ardhshëm.

Banorët e fshatit Palokastër pjesë e Bashkisë Gjirokastër, ndodhen në prag izolimi. Shkak është rruga që lidh këtë fshat me rugën kryesore e cila është prekur nga erozioni. Reshjet e e ditëve të fundit që prekën rajonin e Gjirokastrës, nuk kanë lënë pa kursyer edhe rrugën e cila është dëmtuar në pjesën perëndimore të saj.

Vërshimi i ujërave të lumit ka krijuar erozion dhe ngrënë gati 2 metra rrugën ndërkohë që automjetet kalojnë me vështirësi dhe me frikën e rënies në lumë.

Banorët: Për makinat është e rrezikshme se është njëkalimshme. Dhe një shi duhet dhe kjo do të bjerë e gjitha.

Bashkia e Gjirokastrës pritet të ndërhyjë vitin e ardhshëm dhe kjo pasi planifikohet të jetë në buxhetin e 2019, rehabilitimi i aksit në 20 metra gjatësi të saj ku është prekur nga erozioni.

Për nënkryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës Vangjel Muco, rruga kërkon një studim dhe projektim dhe investim kapital gjë që për këtë vit me të ardhurat  nga Bashkia nuk mundet ta përballojë këtë vit, shkruan AbcNews

Vangjel Muço nënkryetar i Bashkisë Gjirokastër: Do të krijojmë buxhetet për hartimin e projekteve dhe pastaj në funksion të vlerës së tyre do të komunikojmë  me instancat e qeverisjes qëndrore për të krijuar fondet për këtë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat