“Basha më tha ja fute kot”. Agron Shehaj jep lajmin: ‘Air Albania’ është zhdukur

Shqipëria

“Basha më tha ja fute kot”. Agron Shehaj jep lajmin: ‘Air Albania’ është zhdukur

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 00:11
Agron Shehaj

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ishte sot i ftuar në “Zonë e Lirë” në Tv Klan. Gjatë emisionit, Shehaj tha se kompania turke që do të ndërtonte Aeroportin e Vlorës është tërhequr. Ai shkoi më tej teksa tha se edhe kompania ajrore “Air Albania” ka kohë që ka ikur.

Arian Çani: Ti votove pro për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, të tha gjë Berisha me Lulin?

Agron Shehaj: Më thanë, më thanë. Ata nuk ishin të lumtur, më thanë që ia futa kot. Ata kishin argument. Vota ime ishte një votë në parim. Unë fola me kryetarin jo me Berishën. Argumenti im ishte që jam deputet i Vlorës dhe jam pro ndërtimit të aeroporitit të Vlorës. I duhet Vlorës aeroporti.

Arian Çani: Po çfarë të tha Luli faktikisht?

Agron Shehaj: Më thanë që ia futa kot.

Arian Çani: Ia fute kot se u ndave nga grupi?

Agron Shehaj: Po se u ndava nga grupi dhe mendimi i tij ishte që nuk duhet të kisha votuar në favor. Ai aeroport do të bëhet një ditë ashtu si Shqipëria.

Arian Çani: Mund edhe të mos bëhet…

Agron Shehaj: Kush Shqipëria? Edhe mund të mos bëhet, por po ta kisha menduar këtë nuk do t’i isha futur kësaj pune.

Arian Çani: Kur ta kuptosh që nuk do të bëhet do të më thuash…

Agron Shehaj: Po absolutisht. Kur të mos më shikoni më ta dini që Shqipëria nuk bëhet. Po thoja që Aeroporti i Vlorës nuk bëhet ashtu siç e kishin menduar ata.

Arian Çani: Me një kompani turke, që duhet të jenë miq të Erdoganit…

Agron Shehaj: Nuk e di, por di që turqit jan tërhequr dhe ky është lajm.

Arian Çani: E ke të sigurt këtë?

Agron Shehaj: E kam të sigurt, por nuk kam prova. E kam si dëshmi nga dikush. As aeroporti as kompania ajrore “Air Albania” nuk do të bëhen. Kompania “Air Albania” është zhdukur, s’ka më. Ka kohë që ka ikur.

Arian Çani: Rama është i paparë…

Agron Shehaj: Aeroporti nuk do të bëhet në atë mënyrë nga ajo kompani turke dhe shyqyr që nuk do të bëhet. Ata e kishin planifikuar ta jepnin me koncesion në mënyrë jo transparente, do ishte si me Rinasin dhe nuk do të kishte ndonjë përfitim. Për Aeroportin e Vlorës 40 milionë Euro do të ishin mëse të mjaftueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat