Ciko: Problem nuk janë investimet ruso-kineze por ato nga parajsat fiskale

Shqipëria

Ciko: Problem nuk janë investimet ruso-kineze por ato nga parajsat fiskale

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 07:10
Ilir Ciko

Eksperti i ekonomisë, Ilir Ciko i ftuar në "Ekopolitikë", tha se problem për ekonominë por edhe për sigurinë kombëtare të Shqipërisë nuk janë ato nga Rusia dhe Kina apo Turqia, por investimet që vijnë nga parajsa fiskale ku nuk u dihet pronari.

Ciko: Nuk mund të paragjykojmë origjinën e investimeve për sa kohë janë në përputhje me interesat kombëtare dhe me interesit brenda vendit për ndërtimin e infrastrukturës dhe kryesorja të bëhen në mënyrë cilësore dhe të mos rëndojnë borxhin e Shqipërisë. Shqipëria nuk ka mundur të përfitojë siç ka ndodhur me Serbinë. Problemi real që Shqipëria sot ka, që unë e shoh si shqetësues edhe për sigurinë kombëtare, nuk lidhet me investimet kineze, turke apo ruse, por lidhet më tepër me ekzistencën në sektorë kyç të ekonomisë të disa kompanive që nuk u dimë origjinën, që janë të regjistruar në parajsa fiskale dhe askush nuk di kush janë pronarët e tyre. Ky është një problem serioz. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat